Sekretet e bukurisë së yjeve

  • 21 February 2017 - 15:12
Sekretet e bukurisë së yjeve

Dr Esho beson se disa yje kanë pasur pak "ekstra ndihmë" prapa skenave

Sezoni i shpërblimeve ka ardhur dhe, për pjesëtarët e listës elitare, kjo nënkupton që pamja e bukur, e patëmetë, është një domosdoshmëri e paevitueshme. Por, derisa zonja kryesore të shoubizit mund të mos e kanë problem që të pranojnë se kalojnë orë të tëra për ta vendosur grimin, duket se disa prej tyre kanë edhe një ndihmë të vogël në prapaskenë. Në fakt, doktori i kozmetikës, Dr Esho, i cili është duke përcjellë me vëmendje pamjen e të famshmeve me rastin e ndarjes së çmimeve BAFTA dhe "Grammy", beson se disa nga yjet më të mëdhenj të botës - duke filluar nga Rita Ora e deri te Lady Gaga - sivjet kanë një pamje të ndryshme. Dr Esho beson se Rita, 26 vjeçe, është "ajë" nga injeksionet e botoksit, derisa Penelope Cruz, 42- vjeçare, është përcaktuar për hekurosjen e rrudhave të saj. Dr Esho, i cili asnjërën nga këto bukuroshe nuk e ka pasur paciente, jep mendimin e tij rreth asaj se çka është duke ndodhur gjatë përgatitjeve për tepihun e kuq, transmeton gazeta Kosova Sot.

Rita Ora in 2010Rita at a Grammy's after-party. Dr Esho believes she has gone overboard with the Botox

RITA ORA

Shkaktoi aq shumë habi me pamjen e saj në ndejën e organizuar pas ndarjes së çmimeve "Grammy" në LA dhe me rastin e premierës në "Uwiki S" të filmit "Fifty Shades Darker", saqë një fans ka deklaruar se bukuroshja 26-vjeçare e ka shkatërruar pamjen e vet dhe Dr Esho beson se bukuroshja britanike mund ta ketë tepruar në disa aspekte. 'Rita vuan nga teprica me botoks, thotë Dr Esho. "Duket që ajo ka bërë tash vonë injeksione të botoksit, gjë që e ka lënë atë me një pamje të dylltë, shkëlqyese, që është parë me rastin e pjesëmarrjes së saj në ndarjen e çmimeve "Grammy" dhe me rastin e premierës së filmit "Fifty Shades Darker". "Gjithmonë kam rekomanduar se botoksi duhet të merret, të paktën, katër javë para ndonjë eventi", thotë ai. 

J.Lo in the 1990sJennifer Lopez, 47, looked incredible at the Grammy Awards this year

JENNIFER LOPEZ

J.Lo është duke përjetuar një 'pleqëri' të mirë dhe të bukur, falë strukturës së eshtrave të saj dhe të luhatjes së vogël në peshën trupore", thotë Dr Esho. Këta faktorë i kanë ndihmuar asaj që të mos ketë nevojë për trajtime me botoks dhe që fytyra e saj ta ketë një shprehje. Dr Esho megjithatë thotë se J.Lo ka përdorur një laser të fytyrës, për ta bërë lëkurën më të lëmuar. Ajo po ashtu duket të ketë përdorur sasi të vogël të mbushësit të buzëve.  

Lady Gaga in 2008Dr Esho believes she has undergone facial contouring using dermal fillers

LADY GAGA

Gaga është deklaruar haptazi rreth intervenimeve kirurgjike plastike në të kaluarën, duke thënë se ato janë të dëmshme dhe të bëjnë të pasigurt. Por, Dr Esho beson se ajo, përgjatë viteve, ka bërë trajtime të shumta kirurgjike dhe jo kirurgjike. Fytyra e saj nuk ka shprehje, gjë që tregon se ajo rregullisht përdor botoks. Ajo ka operuar edhe hundën, që ta drejtojë dhe zvogëlojë atë. Ka ndryshuar edhe nofulla e saj, derisa faqet e saj kanë formë tjetër, për shkak të 'mbushësve të fytyrës'. 

Penelope pictured at a film premiere in 1999Penelop, 42, at the 2017 BAFTA awards

PENELOPE CRUZ

Është njëra ndër aktoret më të kërkuara të Hollivudit, e cila dikur ishte përbetuar se kurrë nuk do të bënte operacione estetike, por, a ka mundësi që kjo bukuroshe 42- vjeçare të ketë bërë ca intervenime të vogla, jo kirurgjike? 'Penelope nuk ka rrudha, por e ka ruajtur shprehjen e fytyrës së saj', thekson Dr Esho. 'Sipas mendimit tim, ajo ka përdorur aplikacione të vogla, precize të botoksit në ballë, përgjatë një periudhe më të gjatë kohore. 'Kjo është diçka që unë rregullisht bëj për klientet e mia, me qëllim që ta evitoj pamjen e tepruar, sikur të Rita Orës dhe aktores Renée Zellweger. Lëkura e saj duket më e lëmuar në qafë, gjë që me gjasë e ka arritur me anë të trajtimit me laser.

(Kosova Sot)