Ngjyrat më popullore për flokë gjatë vitit 2017

  • 22 February 2017 - 15:19
Ngjyrat më popullore për flokë gjatë vitit 2017

Se cili stil i flokut do të jetë më popullor në këtë vit e kemi cekur disa herë, por, çfarë me ngjyrën e flokëve? Ndoshta ju duket se gjithçka tashmë është provuar dhe parë, pas gjithë trendëve të ndryshëm që i kemi shikuar vitin e kaluar. Por, viti 2017 sjell trendë të rinj. Të shikojmë ngjyrat për flokë që më së shumti do të jenë "in", në muajt që vijojnë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

E HIRTË E VERDHË (DERI TE E ARGJENDTË E VERDHË) 

Për sa u përket nuancave të verdha të variacionit të hirtë, edhe ato të argjendta do të jenë më populloret. Në fakt, për ngjyrat e tilla kanë vendosur stilistët në pista të shumta të modës, e të pranishme ishin të gjitha variantet, gjithë floku në nuancë të argjendta e deri te vetëm majat e ngjyrosura

Image

NUANCAT E ERRËTA EZMERE

Nuancat e errëta ezmere ishin të pasura, të shkëlqyeshme, çokollatë dhe të hatashme. Fillesat me shkëlqim të flokut ezmer i hasnim në secilin hap, edhe pse versioni i ngjyrës ezmere nuk është më e zakonshmja për pranverë (zakonisht janë nuancat më të ndritshme dhe më të ngrohta) - kësaj radhe rregullat po thyhen.

Image
Image

"BALAYAGE" NUK LUAN VENDIT

Teknika e ngjyrosjes së flokut e quajtur "Balayage" e vazhdon dominimin edhe kur në pyetje janë flokët në shumë tone - nuk është çudi kur duket bukur, por edhe janë të aplikueshme për gjithë spektrin e ngjyrave (nga ezmere deri te nuanca e kuqe dhe e verdha).

Image

NUANCAT E BAKRIT

Nëse anoni kah ngjyra e kuqe, ndoshta do të duhej të mendoni për variantin që më shumë anon në të bakrit të portokalltë. Variacionet e kësaj ngjyre, nga e zjarrtë deri te nuancat e errëta i shkojnë secilës femër, nëse përzgjedhin të duhurën për vete. Këtu më së shumti ju ndihmon stilisti juaj. 

Image

"BLORANGE"

"Blorange" - emërtimi anglez për flokun që gjendet midis ngjyrës pjeshkë të portokalltë dhe të verdhë, është një trend absolut. Ky është opsion i shkëlqyeshëm për biondinat që kërkojnë ndryshim, por nuk janë të gatshme për ndryshim drastik të ngjyrës. 

Image
Image

NGJYRAT PASTELE (SIDOMOS E KALTËR E NDRITSHME DHE MENTË E GJELBËR) 

Ngjyrat pastele po mbijetojnë tash e disa sezone, e të pranishme ishin edhe në shumë pista për pranverën e vitit 2017. Ishin këtu ngjyrat vjollcë, rozë, të verdhë, ngjyrë pjeshke...por më popullore muajve të ardhshëm do të jenë e kaltër e ndritshme dhe mentë e gjelbër.

Image
Image
Image

E VERDHË PLATINI

Ngjyra shumë e ndritshme e verdhë përfundimisht se këtë sezon do të jetë në trend, e këtë e dinë edhe shumë yje botërore që kanë shndritur flokun e tyre. Kjo ngjyrë është për damat e guximshme, përse të mos e provoni dhe ju?  

Image

 

(Kosova Sot)