Zgjeroni këpucët e ngushta të lëkurës

  • 22 February 2017 - 20:31
Zgjeroni këpucët e ngushta të lëkurës

Nuk keni mundur t'ju bëni ballë këpucëve të bukura të lëkurës, i keni blerë megjithëse ishin paksa të ngushta, duke pritur se do të "lëshohen". Mirëpo, pas 30 minutave që i keni kaluar brenda tyre e keni vërejtur se nuk ia vlen t'i duroni dhimbjet, e kjo për ju po paraqet problem. Mos vajtoni, por ndërmerrni këto masa: • Këpucët e lëkurës shumë shpejt mund t'i zbutni dhe t'i zgjeroni me ndihmën e tharësit të flokëve. Nevojitet t'i ngrohni mirë për disa minuta dhe kur ta ndjeni se lëkura është zbutur, i mbushni me çorape të trasha. Mund të mbathni edhe ju çorape të trasha dhe të ecni nëpër shtëpi, derisa lëkura të ftohet, trasmeton gazeta Kosova Sot

• Efikas është edhe sistemi i ftohjes. Qeset për ngrirje i mbushni me ujë, i mbyllni pastaj i vendosni në këpucët e ngushta. Më pas së bashku me këpucët dhe qeset plot me ujë i vendosni në frigorifer për t'i ngrirë për së paku disa orë. Gjatë asaj kohe qeset me ujë do të ngrihet ndërsa që këpucët do të zgjerohen.

(Kosova Sot)