7 këshilla për mbrojtjen e qerpikëve nga dëmtimet

  • 22 February 2017 - 21:08
7 këshilla për mbrojtjen e qerpikëve nga dëmtimet

Shumë pak femra arrijnë të duken bukur pa përdorimin e maskarës, mirëpo fatkeqësisht ajo i dëmton shumë qerpikët e tyre. Mbrojtja e qerpikëve nga dëmtimet do të bëjë që ata të ruajnë bukurinë për një kohë më të gjatë. Këtu kemi disa këshilla për t'i ruajtur qerpikët nga dëmtimet e ndryshme:,raporton Gazeta Kosova Sot

1. MOS PËRDORNI MASKARË ÇDO DITË! A duhet që çdo ditë të përdorni maskarë? Nëse keni ndonjë ditë pushim dhe nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia, atëherë më mirë t'u jepni pushim edhe qerpikëve tuaj. Largohuni nga përdorimi i shpeshtë i maskarës.

2. LARGOHUNI NGA MASKARA QË ËSHTË E QËNDRUESHME NDAJ UJIT! Kjo është njëra ndër gjërat me të tmerrshme që mund t'iu ndodhë femrave. Nëse përdorni maskarë të qëndrueshme ndaj ujit, do ta keni shumë të vështirë ta largoni atë nga qerpikët tuaj dhe, me shumë gjasë, kjo do t'ju kushtojë me një pasuri të tërë nëpër sallonet e bukurisë dhe me shumë qerpikë të rënë.

3. PËRDORNI VAZELINË PARA SE TË FLINI! Nëse keni vendosur të përdorni vazelinë (xhel ushqyes për qerpikë), mos e përdorni atë në sasi të madhe. Një sasi shumë e vogël do të ndikojë mirë dhe nuk keni nevojë që ta përdorni çdo javë, pasi përdorimi i tij dy ose tri herë në javë do të ketë efekt të mrekullueshëm.

4. PROVOJENI SERUMIN E QERPIKËVE! Serumi ndihmon në rritjen natyrale të qerpikëve, atëherë përpiquni që të përdorni serumin në ato net kur nuk përdorni vazelinë. Serumi i qerpikëve ka çmim shumë të arsyeshëm dhe efekt të jashtëzakonshëm të femrat që kanë qerpikë të dobët.

5. PASTROJINI DUART! Duart e pastra kanë një ndikim shumë të madh në shëndetin e qerpikëve, pasi që zvogëlohet mundësia e bartjes së baktereve të ndryshme në sy, andaj pastroni duart sa herë që kaloni nga banja, pasi që jo vetëm që do t'i mbroni qerpikët tuaj, por edhe do të qëndroni larg infektimeve të ndryshme.

6. VEPRONI MENÇUR ME QERPIKËT ARTIFICIALË! Nëse keni dëshirë të përdorni qerpikë artificialë, atëherë duhet të keni shumë kujdes me ta. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se kurrë nuk duhet të flini me ta, pasi që ata mund të dëmtojnë kapakët e syve dhe largimi i tyre të nesërmen është shumë më i vështirë.

7. MOS PËRDORNI ZGJATJE! Sado që të ju tërheqin zgjatjet e qerpikëve, largohuni nga përdorimi i tyre. Kur t'i largoni zgjatjet e qerpikëve, shumicën e kohës ata marrin me vete edhe qerpikët tuaj dhe më pas duhet të pritini një kohë të gjatë deri në rigjenerimin e tyre. Nëse nuk jeni të kënaqur me qerpikët tuaj, atëherë përdorni qerpikë artificial e kurrsesi zgjatje të qerpikëve. 

(Kosova Sot)