Përtërihuni për 10 minuta: Mrekullia e maskës që heq shenjat e lodhjes, stresin

  • 23 February 2017 - 08:48
Përtërihuni për 10 minuta: Mrekullia e maskës që heq shenjat e lodhjes, stresin

E kziston procedurë e shkëlqyeshme që është alternativë e kirurgjisë së shtrenjtë kirurgjikale. Kjo maskë çudibërëse për shtrëngimin e fytyrës, është në gjendje që nga fytyra juaj t'i fshijë disa vite. Që pas aplikimit të parë, do ta ndjeni dhe vëreni efektin e saj mbresëlënës. Maska është krejt natyrale, e që në fakt e shtrëngon fytyrën më mirë se botoksi,transmeton gazeta Kosova Sot.

PËR PËRGATITJEN E SAJ NEVOJITEN:

1 të bardhët e vezës 1/2 e lugës lëng limoni 1/2 e lugës vaj kokosi

PËRGATITJA: Merrni një vezë dhe ndani të bardhët e saj. Të bardhët e vendosni në një enë dhe e përzieni. Më pas aty shtoni lëngun e kokosit dhe lëngun e limonit. Maskën e vendosni në fytyrën e pastruar dhe e lini të veprojë për 10-15 minuta. Kur të jetë tharë maska, fytyrën e shpëlani me ujë të ngrohtë, apo edhe me çaj kamomili. Për rezultate optimale, nevojitet që këtë maskë ta aplikoni në fytyrë së paku dy herë brenda javës. Shumica që e kanë provuar një maskë si kjo, nuk ka kaluar shumë kohë dhe kanë vërejtur efektin pozitiv të maskës. Po ashtu, vetitë shëruese të vajit të kokosit për fytyrën janë të shumta, dhe lirisht mund të thuhet se është një nga llojet e vajit më të popullarizuar. Një sasi shumë e vogël e këtij vajit është në gjendje ta përtërijë fytyrën, ta bëjë më të pastër dhe natyrisht më të bukur. 

(Kosova Sot)