Këshilla për t'i hequr qeskat e errëta nën sy

  • 23 February 2017 - 16:40
Këshilla për t'i hequr qeskat e errëta nën sy

Mënyra e jetës dhe ritmi i shpejtë i saj shpeshherë na lënë me shumë pak gjumë në sy. Pos mungesës së energjisë në ditën vijuese, shfaqen dhe qeskat e errëta në sy, që mund të përkeqësohen dita-ditës, nëse kjo shndërrohet në shprehi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

FLINI MË SHUMË Ky është fakt. Pa gjumë të mjaftueshëm, trupi nuk mund të marrë veten nga puna e lodhshme, që ka kaluar gjatë ditës. Zgjimi në mëngjes me qeskat nën sy po ashtu e humb dhe vetëbesimin. Flini midis 6-8 orë gjumë. 

Image

PATATJA E PAPËRPUNUAR Patatet jo vetëm se janë të shëndetshme për ushqim, por reduktojnë fryrjen e syve dhe qeskat nën sy. Për këtë ilaç, thjesht, qëroni disa pjesë të patates të prera, i shtrydhni dhe me pak pambuk lëngun e hidhni në hapësirat e prekura. Mund edhe t'i vendosni disa pjesë të rrumbullakëta të patates në sy. 

Image

LËNGU I LIMONIT Limonët përmbajnë vitamina, që ndihmojnë në shndritjen e lëkurës, që është i përsosur për ata që kanë qeska të errëta nën sy. Merrni disa limonë, i preni dhe shtrydhni lëngun e tyre, dhe e aplikoni në vendet e prekura. 

Image

QESKAT E ÇAJIT Një tjetër ilaç shtëpiak kundër qeskave të errëta nën sy janë dhe qeskat e çajit. Çaji është i pasur me antioksidues dhe kafeinë, që dihet se reduktojnë fryrjet e syve, duke zgjeruar enët e gjakut përreth syve dhe parandalojnë mbajtjen e ujit nën sy. Dy qeska të çajit të përdorura i futni në frigorifer, më pas i aplikoni në sy. I lini për 10 deri 15 minuta. I hiqni qeskat dhe më pas e shpëlani fytyrën. Përdoreni këtë ilaç dy herë në javë për t'i vërejtur rezultatet pozitive. 

Image

VAJI I BAJAMEVE Nuk ka kush që e mohon fuqinë e vajit të bajameve kundër qeskave të errëta nën sy. Me disa pika duke bërë masazh nën sy, reduktojnë praninë e qeskave të errëta. Aplikojeni dhe e lini gjatë natës, e kur të zgjoheni në mëngjes e shpëlani fytyrën. Për të pasur rezultatet sa më të shpejta, vajin e bajameve duhet ta aplikoni nën sy për çdo natë. 

(Kosova Sot)