Mënyrat natyrale për të hequr grimin

  • 15 March 2017 - 15:10
Mënyrat natyrale për të hequr grimin

A e keni ditur se përgatitja e preparateve natyrale për heqjen e grimit është mënyra më e lehtë për të ruajtur bukurinë tuaj? Në vijim ju paraqesim disa këshilla natyrale për të hequr grimin, pa dëmtuar lëkurën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

AVOKADO Ajo që ju duhet është një avokado e freskët për të hequr grimin. Përmban vitamina A, D, E dhe aminoacidet omega-3. Si të veproni: Me kujdes shtrydhni një avokado dhe nxirrni vajin. Nuk keni pse ta copëtoni. Me këtë vaj hiqni grimin. 

Image

VAJI I KOKOSIT Vaji i kokosit është një përbërës natyral, të cilin lëkura e absorbon. Përmban aminoacide që ofrojnë dobi për lëkurën. Vaji i kokosit është preparati më i mirë natyral për heqjen e grimit nga fytyra 

Image

TRANGUJT Rriskat e trangujve janë të hatashme në heqjen e grimit nga fytyra. Kjo pasi trangujt kanë përbërës kundër inflamacioneve dhe mbrojnë lëkurën nga akn1et Si të veproni: Vetëm merrni një trangull dhe e bluani në pastë. Më pas e përdorni si pastrues të fytyrës. 

Image

MJALTI Kur mjaltin e përzieni me sodë të bukës, bëhet ilaç i fuqishëm, por në lëkurë është shumë i butë. Si të veproni: Shtoni pak sodë të bukës në mjaltë si dhe shtoni edhe disa pika vaj të preferuar nga ju. Më pas përgatisni një pastë. Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlani fytyrën. 

Image

QUMËSHTI Qumështi njihet vetëm për dobitë që ka për shëndetin, por ka vetitë edhe në shërbim të së bukurës. Proteinat dhe yndyrat esenciale në qumësht riparojnë qelizat e dëmtuara dhe ruajnë lagështinë e lëkurës. Si të veproni: Një copë pambuk lageni me qumësht. Më pas e përdorni për ta hequr grimin. 

Image

VAJI I ULLIRIT Vajin e ullirit mund ta përdorni edhe si hidratues, edhe për të hequr grimin nga fytyra juaj. Është i shkëlqyeshëm për lëkurën e thatë dhe të ndejshme. Si të veproni: Vajin e ullirit e përzieni me disa pika ujë trëndafili, apo mundeni edhe me ujë të thjeshtë. E ruani në shishe dhe me një leckë të lagur nga kjo përzierje e fshini fytyrën. 

Image

JOGURTI Jogurti është preparat që e gjejmë në secilën kuzhinë, kjo pasi që mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Përdorimi i jogurtit në lëkurë ndihmon në lehtësimin e të djegurave nga dielli, por edhe mund ta përdorni për të hequr grimin.

(Kosova Sot)