Ilaçe natyrale për flokë të ngjyrosur dhe të dëmtuar

  • 17 March 2017 - 15:45
Ilaçe natyrale për flokë të ngjyrosur dhe të dëmtuar

Shumë femra pëlqejnë ta ndryshojnë ngjyrën e flokëve. Jo vetëm këtë, shpeshherë i dëmtojnë ato duke përdorur mënyra të ndryshme, tharës të flokëve dhe prodhime me kemikate që dëmtojnë flokët. Për të përmirësuar gjendjen e tyre, në vijim ju paraqesim disa këshilla krejt natyrale, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

MASKË ME ALOE VERA DHE BIRRË

Mos t'ju befasojë kjo? Besoni apo jo, elbi është i përsosur në përmirësimin dhe nga të gjitha flokëve u ofron shkëlqim. Kjo është një recetë e thjeshtë dhe e dinë mirë edhe të famshmit. Kombinimi i përbërësve të birrës me forcën riparuese të aloe verës, kjo maskë duhet të aplikohet dy herë.

Përbërësit: Gjysmë gotë birrë; Dy gjethe aloe vera; Një lugë vaj ulliri. Përgatitja: Merreni birrën dhe shtrydhni bimën e aloe verës. Përbërësit i bashkoni duke shtuar edhe vajin e ullirit. E aplikoni përzierjen në flokë, duke bërë masazh për 15 minuta, nga rrënjët deri te majat. E shpëlani me ujë të vakët, kurrë të nxehtë. 

Image

TRAJTIMI ME MAJONEZË

Pa kurrfarë dyshimi kjo është një ilaç klasik, por shumë efektiv. Këtë maskë ta aplikoni vetëm një herë. Përbërësit nga veza dhe uthulla janë të përsosur për kujdesin e flokëve, derisa i dhurojnë edhe shkëlqim dhe forcë.

Përgatitja: Në mënyrë që t'i thithni vetitë nga kjo maskë e thjeshtë, duhet të aplikoni majonezë në flokun tuaj. E lini të veprojë për gjysmë orë, më pas i shpëlani flokët me ujë të ngrohtë. Floku juaj do të shkëlqejë si kurrë më parë.

Image

MASKË ME AVOKADO

Një klasikë tjetër. Pa kurrfarë dyshimi avokado është një nga ilaçet më të mira jo vetëm me përmirësim dhe rigjallërim të flokëve dhe lëkurës, por flokëve ju dhuron butësi, forcë dhe shkëlqim. Kjo maskë është opsioni i shkëlqyer, dhe flokun e furnizon me vitamina dhe i dhuron bukurinë.

Përgatitja: Për këtë maskë, shtypni brendësinë e avokados. Më pas shtoni një lugë vaj të embrioneve të grurit. Përdorni një pirun për përzierje, më pas e aplikoni në flokë, duke e lënë të qëndrojë për një orë. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. 

Image

ILAÇI ME UTHULL TË MOLLËS

Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë shëruese të uthullës së mollës, por ka vlera të larta edhe për bukurinë. Në mënyrë që t'i shëroni flokët e dëmtuara, atëherë i shpëlani me uthull molle. Uthulla e mollës ekuilibron nivelin e pH-së së flokëve, duke eliminuar zbokthin.

Përgatitja: Merrni gjysmë gotë uthull të mollës dhe e tretni me gjysmë gotë ujë. Aplikoni një shishe me sprej për ta aplikuar në flokë. E lini për 15 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë. 

Image