Receta për kujdes ndaj trupit

  • 19 March 2017 - 15:41
Receta për kujdes ndaj trupit

Për t'u kujdesur për veten tuaj, nuk keni nevojë që të shkoni më larg se kuzhina. Krejt për çfarë keni nevojë janë disa receta të vjetra dhe pak kohë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

FLOKËT

Paketimi për flokë: Dy lugë të kafesë me sheqer të verdhë i tretni në një filxhan me vaj të ftohtë të ullirit. Kësaj ia shtoni dhjetë pika të vajit të preferuar esencial (livandës, drurit të çajit, rozmarinës). I përzini mirë deri kur vajrat të bashkohen. Paketimin e qitni në flokë dhe e shpëlani pas 10 minutave. Xheli: E qitni gjysmë filxhani me fara të lirit në 4dl ujë dhe e lini që të qëndrojë gjatë natës. Të nesërmen atë përzierje e zini deri kur të avullohet gjysma e ujit dhe të fitohet një strukturë e xhelit. Filtrojeni substancën dhe lëreni që të ftohet. Do të keni xhel, i cili flokëve do t'u japë një shkëlqim të jashtëzakonshëm. Forcuesi: Në një peshqir të lagët, me të cilin i keni tharë flokët qitni birrë, më së miri është që birrën ta qitni në një shishe me pompë. Flokët më pas i stilizoni normalisht. Çdo gjë që do të bëni më pas, nëse i thani me tharëse, përdorni 'figaro', do të ketë efekt më afatgjatë.

Image

FYTYRA

Maska për lëkurë të tharë: Gjysmë bananeje e shtypni me pirun, ia shtoni gjysmë filxhani flluska drithërash dhe këto i bashkoni me një lugë me mjaltë. Ia shtoni pak ujë nëse është e nevojshme, për ta fituar një teksturë më të mirë, e qitni në fytyrë dhe e shpëlani pas dhjetë minutave. Maska për lëkurë të yndyrshme: Shtypeni një kivi, ia shtoni një të bardhë të vezës dhe një lugë me lëng limoni. E qitni në fytyrë dhe kur të thahet, e shpëlani. Piling për fytyrë: Përziejeni lëngun e gjysmë limonit, një lugë me vaj ulliri dhe një me mjaltë deri kur ta fitoni një masë homogjene. Kësaj ia shtoni gjysmë filxhani me sheqer kristal dhe e përzini sërish. Pilingun e aplikoni me lëvizje qarkore në fytyrë dhe e shpëlani me ujë. 

Image

SHPUTAT

Vaska për shputa: Bëjini 200ml çaj nga katër qeska të çajit të kamomilit dhe një luge të vogël me majdanoz të tharë. Kur të ftohet pak ia shtoni katër pika vaji eterik sipas dëshirës (rekomandojmë mentën ose livandën). Përzierjen e qitni në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbani shputat në të për 15 minuta. Pilingu: Në 'blender' i bluani tri lugë të kafesë me flluska drithërash. E qitni në një enë të vogël dhe në të shtoni tri lugë me sheqer të verdhë dhe nga një lugë mjaltë dhe lëng limoni dhe një lugë vaj ulliri. Bëjeni një pastë dhe filloni t'u bëni masazh shputave. Përqendrohuni veçanërisht në thembra, e më pas ato i shpëlani me ujë të ngrohtë. 

Image

GRUSHTET

Vaska kundër plakjes: Grijeni një karotë të madhe dhe e qitni në një filxhan me lëng të freskët të boronicave. Ia shtoni dy lugë me vaj ulliri dhe të gjitha këto i ngrohni pak në shporet ose furrë me mikrovalë. I zhytni duart në këtë përzierje për 15 minuta. Trajtimi për lëkurën rreth thonjve: Zhyteni garzën në uthull të mollës dhe e mbani të mbështetur në lëkurën rreth secilit thua për 20 sekonda. Më pas, shpojeni një kapsulë vaji me vitaminë E dhe e përzini me një lugë me vaj ulliri. I fërkoni lëkurat rreth thonjve dhe e lini që të qëndrojë pesë minuta. 

(Kosova Sot)