Trendi i ri i grimit: Konturimi i buzëve

  • 20 March 2017 - 08:12
Trendi i ri i grimit: Konturimi i buzëve

Shkaku i Kylie Jenner, e cila me vizatimin shtesë së buzëve të saj edhe ashtu të fryra, është shndërruar në mbretëreshë e një trendi si ky, apo edhe ndoshta se trendët kthehen pas një kohe të caktuar, vizatimi i buzëve përsëri është hir absolut në grim.raporton Gazeta Kosova Sot

Grimerët e përdorin këtë teknikë, në mënyrë që buzëve t'ju japin plotësinë e duhur dhe në mënyrë të thjeshtë secila këtë mundet ta provojë në shtëpi. Për buzë mirë të konturuara me rëndësi është që zgjidhni një laps që për një nuancë është më i mbyllët sesa buzëkuqi, që e keni zgjedhur. Lapsat më të fortë për buzë, buzëve u ofrojnë formë dhe plotësi, e lapsat e butë në mënyrë natyrale i bëjnë të duken më të fryra.

Nëse flasim për vizatimin e buzëve, me rëndësi është t'u përmbaheni disa rregullave bazë. Nëse linja e lapsit kalon këndet e buzëve, mund të dukeni "artificiale". Këshillë tjetër është që, në mes të buzëve duhet të jetë më e theksuar, derisa në këndet e buzëve duhet aplikuar një linjë të lehtë, në mënyrë që buzët të janë më natyrale. Nëse nuk keni përvojë në vizatimin e buzëve, këshilla është - filloni me buzëkuq dhe laps me nuanca neutrale. 

(Kosova Sot(