Pesë maska të duhura natyrale për lëkurën tuaj

  • 20 March 2017 - 15:43
Pesë maska të duhura natyrale për lëkurën tuaj

Kur lëkura e humb elasticitetin dhe fillon të rrudhet, preket dukja e tërësishme e fytyrës. Për fat të mirë, ekzistojnë shumë maska natyrale për ta parandaluar, apo për ta përmirësuar këtë gjendje,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

MJALTË, JOGURT DHE LIMON 

Kjo maskë e fuqishme rigjallëruese është ideale për të gjitha llojet e lëkurës. Mjalti e hidraton dhe shndrit lëkurën, jogurti eliminon qelizat e vdekura, limoni pastron lëkurën dhe parandalon njollat dhe shenjat në lëkurë Përbërësit: 3 lugë mjaltë 1/2 e gotës jogurt natyral 5 pika lëng limoni Përgatitja: Në një enë, i përzieni të gjithë përbërësit dhe i aplikoni në fytyrë. E lini për 20 minuta. Përsëriteni dy herë në javë.

Image

MASKË TONUESE PËR FYTYRË

Nëse lëkura ka nevojë për përtëritje, të ketë dukjen e re, kjo maskë është e duhura Përbërësit: 2 lugë tërshërë 1 lugë mjaltë Përgatitja: Përzieni mirë të dy përbërësit, aplikojeni në fytyrë me lëvizje të buta qarkore. E lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

MASKË ME AVOKADO

Avokado njihet për vetitë e shumta pozitive, përfshirë këtu edhe hidratimin e lëkurës. Kjo maskë ju ndihmon ta hidratoni lëkurën, ofron shkëlqim natyral Përbërësit: 1/2 e gotës mjaltë 1 avokado të shtypur Përgatitja: Hiqni lëvoren nga avokado, e shtypni pjesën e brendshme dhe e përzieni me mjaltë. Kur të keni formuar një pastë, e aplikoni në fytyrë dhe qafë, e lini të veprojë për 20 minuta, për ta shpëlarë me ujë të ftohtë. Përsëriteni dy herë në javë. 

Image

MASKA QË RIGJALLËRON LËKURËN E QAFËS 

Qafa është një nga pjesët që së pari e humb elasticitetin dhe fortësinë. Kjo maskë e fytyrës është e dizajnuar sidomos për qafë. Përbërësit e saj e hidratojnë lëkurën, duke ndihmuar rigjallërimin e saj Përbërësit: 2 lugë mjaltë të papërpunuar 2 të kuqtë e vezës 2 lugë vaj ulliri Përgatitja: Përzieni mirë përbërësit në një enë, e aplikoni sipër lëkurës së pastruar në hapësirën e qafës. E lini të veprojë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

MASKË TONUESE ME VEZË

Vezët janë të pasura me vitamina që ndihmojnë shkëlqimin e lëkurës. Nëse dëshironi t'i reduktoni rrudhat dhe të djegurat nga dielli, kjo maskë në mënyrë natyrale ju ndihmon Përbërësit: 1 të bardhët e vezës 1 lugë mjaltë Përgatitja: E përzieni të bardhët e vezës, shtoni mjaltë dhe përzieni mirë. Para se ta aplikoni maskën, e lagni lëkurën me ujë të ngrohtë, më pas e lini të qëndrojë për 15 minuta. E shpëlani me ujë të ftohtë dhe përsërisni dy herë në javë.  

Image

 

(Kosova Sot)