Ngjyrat që do t'i veshim këtë pranverë

  • 22 March 2017 - 08:32
Ngjyrat që do t'i veshim këtë pranverë

Në sezonin që po vjen do të mbizotërojnë tonet dhe nuancat më të jashtëzakonshme, që janë të krijuara për tërheqjen e vëmendjes. Këtu më së shumti ju ndihmojnë ngjyrat. Mos kini frikë nga tonet e zjarrta, sepse vajzat i kanë përqafuar tashmë,raporton Gazeta Kosova Sot

ROZË E NDYTË Kjo ngjyrë është më e errët se pastele, dhe mund të themi se është shumë neutrale. Freskohuni me ngjyra të forta për ta përjetuar këtë dukje.

E GJELBËR E ZJARRTË Ngjyra e zjarrtë e gjelbër është shumë dalluese, e më së miri kombinojeni me xhinse, përkatësisht me të gjitha veshjet e errëta.

E PORTOKALLTË E ERRËT Olivia Palermo këtë ngjyrë e ka prezantuar më 2016, gjatë Javës së Modës, e këtë pranverë e portokallta e errët do ta përjetojë popullaritetin maksimal. Sikurse ajo rozë e ndyrë, po ashtu bie te tonet neutrale dhe lehtë kombinohet.

E KALTËR KOBALT Kobalt apo e kaltër mbretërore po ashtu është një nga ngjyrat më popullore, mund ta vishni me fustanet e shkurtër, shami apo këpucë.

NGJYRA KAKI DHE KARAMELE Marrë parasysh se bëhet fjalë për tone neutrale për ngjyrat kaki dhe karamele, tentoni t'i mbani në pjesë të ndryshme me detaje theksuese. 

(Kosova Sot)