Në trend: Këtë pranverë vishen këmishët e "meshkujve"

  • 23 March 2017 - 08:26
Në trend: Këtë pranverë vishen këmishët e

Këmisha është pjesë e përjetshme e modës, e këtë pranverë në trend janë këmishët e meshkujve. Nëse jeni nga ato femrat që pëlqejnë të huazojnë ndonjë veshje nga dollapi i meshkujve, atëherë këta janë pesë minuta tuaj. Zgjidhni një këmishë me model të meshkujve, me dezen interesant dhe kombinojeni me xhinset tuaja të preferuara dhe me atletet po ashtu, për të krijuar një duke sa më modeste. Nëse dëshironi një dukje sa më femërore, këmishën ta vishni me një fustan të mesëm dhe shtoni aksesorë femrash. Këmishën e meshkujve po ashtu mund ta vishni me pantallona prej lëkure dhe me taka të larta,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)