Hiqni qafe njollat e plakjes përmes përbërësve natyralë

  • 23 March 2017 - 17:19
Hiqni qafe njollat e plakjes përmes përbërësve natyralë

A keni njolla të plakjes? Nëse po, a e keni ditur se njollat e plakjes mund të rriten me kalimin e kohës? Përderisa nuk shkaktojnë dhimbje dhe nuk kanë simptoma të tjera, shumë njerëz duan t'i heqin qafe për arsye estetike. Në vijim ju sjellim disa receta natyrale për t'i eliminuar ato,raporton Gazeta Kosova Sot

LËNGU I LIMONIT Lëngu i limonit është një nga "eliminuesit më të mirë të njollave". Acidi i agrumeve është si antioksidues dhe vepron si ndriçues natyral, duke hequr njollat Udhëzimet: Krejt çfarë duhet të bëni është të shtrydhni gjysmë limoni dhe ta lagni një copë pambuk me këtë lëng. E lagni fytyrën ose vetëm pjesët e prekura dhe e lini të veprojë për 20 minuta. Më pas, e shpëlani me ujë të ftohtë. Ju rekomandojmë që këtë ta bëni gjatë natës.  

Image

 

ALOE VERA Kjo bimë duhet të jetë e pranishme në secilën shtëpi, sepse është kaq e bukur për lëkurën. Funksionon edhe si shëruese e plagëve, si dhe për t'i zbutur njollat e plakjes. Udhëzimet: Preni një kërcell të bimës aloe vera në mënyrë horizontale dhe nxirrni ekstraktin e lëngshëm. Paraprakisht shpëlajeni fytyrën dhe qafën dhe e aplikoni xhelin. E lini të thahet, pa e shpëlarë.  

Image

 

VAJI I KASTORIT Vaji i kastorit po bëhet gjithnjë e më popullor në tretmane të bukurisë. Besojeni apo jo, mundet të funksionojë nëse keni njolla të plakjes. Është shumë e thjeshtë. Krejt çfarë duhet të bëni është t'i derdhni disa pika vaji në duart tuaja dhe ta aplikoni në hapësirat e prekura nga njollat për çdo natë. Ky vaj është një ndër më të mirët për lëkurën, pasi që e stimulon kolagjenin. 

Image

 

HIRRA Hirrën mund ta blini në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme, ose në dyqane të bukurisë. Acidet e pranishme në hirrë e pastrojnë fytyrën dhe eliminojnë njollat e plakjes. Udhëzimet: Aplikojeni për çdo ditë në fytyrën e porsalarë, para se të shkoni në gjumë

 

Image

 

UTHULLA E MOLLËS Është e pranishme kudo në kuzhinë, shkaku i shijes që i jep ushqimit. Por, mund të përdoret edhe në trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës, si dhe të infeksioneve. Acidet nga uthulla e mollës heqin qelizat e vdekura dhe rigjallërojnë lëkurën. Përbërësit: 1/2 e lugës uthull të mollës (5 ml) 1 gotë ujë (250 ml) 1 lugë mjaltë (7.5 gr) Përgatitja: Shtoni gjysmë lugë uthull në gotën me ujë. I përzieni mirë dhe e pini për çdo mëngjes. Nëse dëshironi, mund të shtoni një lugë mjaltë për shije më të mirë. Për ta aplikuar në lëkurë, tretmani tipik me uthull të mollës përfshin edhe përbërës të tjerë që lehtë mund t'i gjeni. Përbërësit: 1/2 e lugës uthull molle 1 qepë 1/2 e lugës ujë trëndafili (5 ml) Përgatitja: Qëroni lëvoren dhe e shtypni me lugë prej drurit. Shtoni uthullën e mollës dhe ujin e trëndafilit. E shpëlani fytyrën me sapun të butë dhe e thani. Aplikojeni maskën në njollat e plakjes. E lini të qëndrojë për 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë. 

Image
 

(Kosova Sot)