Këto janë situatat e grimit në të cilat lapsi i buzëve është i domosdoshëm

  • 24 March 2017 - 15:24
Këto janë situatat e grimit në të cilat lapsi i buzëve është i domosdoshëm

Lapsi për buzë është një nga ato prodhimet e grimit që i kemi, por rrallëherë përdoren. E, kjo nuk duhet të jetë ashtu! Për aplikimin e buzëkuqit nuk është i domosdoshëm, por ekzistojnë disa situata kur bëni mirë ta përdorni, ja cilat janë ato situata, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

Keni buzë të holla dhe jo të barabarta

Nëse nuk jeni prej atyre që dëshironi një ndërhyrje kirurgjike, atëherë provoni të shërbeheni me laps. Thjesht, e vizatoni një linjë për të fituar efektin e dëshiruar, por mos e teproni, sepse mund të shndërroheni në një palaço. Përcillni linjën e jashtme natyrale të buzëve dhe do të fitoni një dukje më të plotë, derisa do ta ruani dukjen natyrale.  Nëse buzët e sipërme nuk janë të barabarta, shërbehuni me të njëjtën fshehtësi, por vetëm një njërën – atë më të hollë. 

Image

 

Nëse buzëkuqi juaj është tepër i butë, me shkëlqim, aplikoni formulë të lëngshme

 

Buzëkuqët e tillë zakonisht nuk kanë stabilitet dhe ju ndodh të ,,rrëshqasin''prej buzëve dhe shpërndahen, që duhet pranuar se nuk është aspak bukur. Prandaj është e domosdoshme që së pari të krijoni kornizën dhe më pas ta aplikoni buzëkuqin. Lapsi do të shërbejë si barrierë e cila parandalon shpërndarjen e buzëkuqit. 

Image

 

Buzëkuqi është jostabil ose dëshironi të siguroheni se do të qëndrojë në buzë gjithë ditën

 

Shërbehuni me fshehtësinë që ju ndihmon të zgjatë me orë dhe të jetë rezistent ndaj ushqimit. Buzët së pari i kufizoni, dhe më pas aplikojeni buzëkuqin. Me një leckë hiqni atë që është tepricë, dhe përsërisni këta dy hapa përsëri – laps + buzëkuq. Mund ta bëni edhe për të tretën herë dhe ju garantojmë se nuk do ta përmirësoni dukjen gjithë ditën. 

Image

 

Në vend të buzëkuqit  

Kur nuk e keni afër buzëkuqin e preferuar ose thjesht nuk mund të gjeni nuancën e duhur, porse keni një laps në atë ngjyrë, shërbehuni me të në vend të buzëkuqit. Por, duhet ta dini që në këtë rast duhet të përzgjidhni laps me strukturë të butë. Lyeni me të buzët, e më pas me brushë fshini pak në mënuar që të dukeni më bukur. 

Image