Depilimi me pastë të sheqerit, për lëkurë tepër të lëmuar

  • 24 March 2017 - 21:38
Depilimi me pastë të sheqerit, për lëkurë tepër të lëmuar

Këtë përzierje mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi. Kjo masë nuk shkakton probleme me irritim të lëkurës

Pasta e sheqerit është preparat për depilim, i cili përbëhet nga sheqeri, limoni dhe uji, trasmeton gazeta Kosova Sot

Këtë preparat mund ta përgatitni edhe në shtëpi dhe ai është i mirë meqë nuk e irriton lëkurën dhe nuk shkakton futjen e qimeve nën lëkurë. Dhembja është shumë më e vogël sesa te depilimi me dyllë e, me kalimin e kohës, vjen edhe deri te zvogëlimi dhe rrallimi i qimeve në atë pjesë. Ky depilim mbyll folikulet e qimeve, duke pamundësuar rritjen e tyre. Pas depilimit me këtë preparat, lëkura juaj do të jetë e butë, si e bebes. Ai nuk shkakton alergji e as efekte të tjera, të padëshirueshme. Ja si mund ta përgatitni këtë krem:

PËRBËRËSIT: 1/4 e filxhanit lëng të freskët të limonit 1/4 filxhan ujë 2 filxhanë sheqer Të gjithë këta përbërës duhet t'i përzieni mirë e mirë dhe t'i qitni në një enë të thellë, duke i zier në një temperaturë të lartë për 4-5 minuta. Kur të fillojë të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe qiteni në një enë të thellë, të metaltë. Substanca duhet të duket si sheqeri i karamelizuar për ëmbëlsira. Lëreni që të ftohet paksa, por jo tepër, e më pas filloni me ngjeshjen e tij, duke e shtrirë atë masë me duar, derisa ta marrë konsistencën e ngjashme me çamçakëzin. Sipas nevojës, shtoni pak ujë, por shumë pak, ama.

PËRDORIMI I KËSAJ METODE TË DEPILIMIT

Para se të filloni me depilim, pastrojeni lëkurën mirë. Në ato vende mund të qitni pak pudër bebesh që lëkura të jetë e thatë. Duhet pasur kujdes që masa të ngjitet në drejtim të kundërt me atë të rritjes së qimeve. Më pas ajo masë tërhiqet në drejtim të rritjes së qimeve dhe, kaq! Pas depilimit lëkurën lajeni me ujë dhe lyejeni me krem adekuat për tipin tuaj të lëkurës. Këtë depilim mund ta përsëritni 2-3 herë në javë, në fillim, e më pas edhe vetëm një herë në muaj. Masën e përdorur nuk mund ta përdorni edhe një herë tjetër. Depilimi me pastë të sheqerit u preferohet të gjitha femrave, duke përfshirë edhe ato që kanë probleme me vena të zgjeruara. Kujdes që të mos e përdorni masën derisa është tepër e nxehtë, meqë mund t'ju shkaktojë djegie.

(Kosova Sot)