Sa shpesh duhet ndërruar briskun e rrojës për depilim?

  • 25 March 2017 - 07:55
Sa shpesh duhet ndërruar briskun e rrojës për depilim?

Brisku i rrojës është mjeti kur shumica e femrave me të shpejtë i qasen kur kanë nevojë që në shpejtësi t'i largojnë qimet e padëshiruara dhe të kenë këmbë të buta. Por, a e dini se pas sa përdorimesh duhet hedhur të vjetrën dhe të përdorni një të re? Përdorimi i të njëjtit brisk të rrojës për disa muaj nuk është aspak ide e mirë, ngjashëm sikurse ta ndërroni atëherë kur shfaqet ndryshku, transmeton gazeta Kosova Sot.

Edhe pse shumica e femrave së paku njëherë kanë gabuar në këtë drejtim, dermatologia amerikane Deirdre Hooper thekson se briskun e rrojës duhet ndërruar pas 3-6 përdorimesh. "Nëse keni qime të ashpra, ndoshta duhet ta ndërroni sa më shpesh, sepse qimet e tilla e dëmtojnë zhiletin në krahasim me ato me strukturë më të butë", thekson Hooper. Mirëpo, nëse vendosni që edhe për pak më shumë t'ia zgjasni jetëgjatësinë briskut tuaj të rrojës asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. "Sipërfaqja e briskut jo në gjendje të mirë të rrojës mundet ta irritojë lëkurën e ndejshme dhe të sjellë te rritja përbrenda e qimeve", paralajmëron Hooper. Po ashtu, mos harroni të kujdeseni për këmbët pas rrojës, sidomos nëse të kruarat shfaqen menjëherë pas rrojës. 

(Kosova Sot)