Mos i dërgoni porosi ish-it, ja përse...

  • 18 April 2017 - 08:30
Mos i dërgoni porosi ish-it, ja përse...

Është një nxitje që duhet ta luftoni. Duke dërguar porosi ish-it mund të përfundojë në shumë skenarë, me gjasë asnjëri prej tyre i mirë për vetë- respektin tuaj, sensin e mirëqenies. Në raste shumë të rralla kjo mund të ketë fund të lumtur, por përse të rrezikosh? Thjesht, mos e bëni,raporton Gazeta Kosova Sot.

SI RREGULL I PËRGJITHSHËM, MOS IU KTHENI SË KALUARËS Duke bërë disa hapa prapa dheduke u kthyer në pikën e vjetër të jetës kurrë nuk është ideja më e mirë për dikë që dëshiron të ecë përpara. Nuk duhet të ktheheni në të kaluarën për të krijuar një të ardhme të re romantike.

MOS NXIRRNI ARSYETIME NGA DËSHIRA PËR TA KONTAKTUAR Nëse jeni në shtëpi dhe po çani kokën se si mund ta kontaktosh në një mënyrë të parëndësishme, atëherë ju ende keni ndjenja për të dhe kjo nuk është ide e mirë për t'u futur.

GJËRAT PËRMIRËSOHEN EDHE PA IU ZVARRITUR ATIJ Thyerja e zemrës është më e keqja, por çfarë mund ta bëjë edhe më keq është pajtimi i përkohshëm për t'u ndarë një muaj më pas. Rrini të forta dhe kini durim me ndjenjat tuaja.

NËSE NDARJA ISHTE E TMERRSHME, ATËHERË KONTAKTI I SERISHËM NUK DO TË SHKOJË SIÇ E KENI PLANIFIKUAR Vetëm se keni filluar t'i shihni gjërat në mënyrë më ndryshe, kjo nuk do të thotë se ai ka përparuar. Kthimi në lidhje mund t'i rihapë plagët dhe do të përfundoni përsëri e lënduar.

NJERËZIT NUK NDRYSHOJNË, SË PAKU JO AQ SHPEJT SA DËSHIRONI Çfarë ju shtyn të mendoni se ai do të sillet ndryshe sikur gjatë kohës kur u larguat? Njerëzit nuk ndryshojnë aq shpejt, madje nuk do të ndryshojnë ndonjëherë.

KENI HARRUAR TË GJITHA ELEMENTET E KËQIJA NË LIDHJE Në mes të natës kur jeni në shtëpi, vetë, dhe mund të duket ide e mirë të lidheni përsëri, por kjo është vetëm sepse keni zgjedhur të injoroni të gjitha gjërat negative që ju ndajnë herën e parë.

MOS U BRENGOSNI PËR BLUZËN NË APARTAMENTIN E TIJ, MUND TË BLINI NJË TJETËR Nuk ia vlen t'i ktheni ndjenjat përsëri vetëm për një bluzë të vjetër. Nuk keni përse të shkoni ta merrni.

MENDONI PËR MIQTË DHE SA JU KANË NDIHMUAR ATA Ishit dërrmuar nga ndarja e fundit dhe ata ishin aty për ty. A vërtet dëshironi të futeni edhe një herë në gjithë këtë mesele me të njëjtin djalë?

MOS DËRGONI POROSI QË E DI SE DO TË KEQINTERPRETOHEN Mos lejoni që të keqinterpretoheni. Një porosi e shkruar nuk është forma më e mirë për të tentuar t'i bartni emocionet e komplikuara. 

(Kosova Sot)