Fundet, të cilat do t'i adhuroni

  • 18 April 2017 - 14:58
Fundet, të cilat do t'i adhuroni

Çdo sezon i ka rrobat karakteristike për të. Për pranverë/verë të vitit 2017 këtë rol e luan minifundi, i cili është funksional, femëror dhe ka dizajn të ndryshëm sesa deri më tani. Kemi përzgjedhur pesë funde favorite, të cilat do t'ju mjaftojnë për tërë pranverën dhe verën e sivjetme, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

NË STIL TË VITEVE TË '80-TA

Fundi i ngushtë me palën, e cila fillon mbi gjunjë dhe duket tepër interesant. Pamja retro me një risi me ngjyrë fuksie është shumë në trend këtë sezon, meqë e bën fundin model të shkëlqyeshëm për raste të ndryshme. Mund ta bartni atë me këmishë, apo bluzë tjetër, apo edhe me një xhaketë 'oversize'. 

Image

SI KOPSHT I PARAJSËS

Modeli i vjetër, i mirë, A, me llastik rreth belit është i thjeshtë për t'u bartur. Ajo që këtij fundi ia jep një hijeshi të veçantë, është dizajni i detajuar, i cili ofron mundësinë e kombinimit me ngjyra të shumta, qoftë të rrobave, apo edhe të mbathjeve.

Image

DY GJATËSI

 Në anën e pasme fundi është i gjatë, e përpara i shkurtër, duke pasur edhe palën dhe belin, duke u bërë pjesë e preferuar e çdo kombinimi të veshjes. Dizajni "Gingham" është i preferuar për këtë sezon, meqë nuk bie tepër në sy, por edhe është aq interesant, sa që të mos mbeteni anonime. Përshtatet me çdo gjë dhe me të gjitha rastet. 

Image

VIJAT E QARTA

Gjatësia jo e rëndomtë, shiriti i cili e thekson belin dhe ngjyra mbretërore e kaltër, e bëjnë këtë fund me të vërtetë të veçantë. Ai është si i bërë për t'u kombinuar me bluza me fyt, si dhe me bluza të ngushta. Është shumë i preferuar për veshjen në punë. Por, te femrat shtatshkurtra kërkon përdorimin e këpucëve me taka. Kombinohet mirë me të portokalltën, të verdhën dhe të kaltrën pastele. 

Image

PALËT KLASIKE

Nëse fundi me shumë palë me të vërtetë ju ka hyrë në qejf, atëherë jepini atij pak më shumë jetë, duke e bërë të veçantë, ashtu që do të përcaktoheni për një model me dizajn interesant. Ngjyrat e shumta me të cilat përshtatet, si dhe mundësia e bartjes si në rastet solemne, po ashtu edhe në rrethana normale, e bëjnë këtë fund me të vërtetë favorit të sezonit. Kombinohet mirë me rroba të leshta me ngjyra të theksuara.

Image