Ngjyrat për biondina: Nuancat në të cilat do të dukeni si milionere

  • 19 April 2017 - 14:32
Ngjyrat për biondina: Nuancat në të cilat do të dukeni si milionere

Nëse jeni një nga biondinat që kur nuk dinë se si të vishen, e tëra vishet në të zeza, nga koka e deri te thembrat dhe kurrë nuk janë të sigurta se cila ngjyrë do t'ju shkonte më së miri, këto këshilla do t'ju lehtësojnë jetën për t'u dukur përrallore. Në fakt ekzistojnë disa ngjyra që biondinave u rrinë më mirë se bruneve, zeshkaneve dhe vajzave me ngjyra të tjera të flokut, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

E KUQJA

Nuk mund ta tejkaloni fuqinë e ngjyrës së kuqe, si dhe as buzëkuqin e kuq të zjarrtë në buzë, që gjithmonë janë zgjedhje e sigurt për secilën grua, por për biondinat për një nuancë më shumë. ​

Image

NUANCA METALIKE

E artë, e argjendtë, e bronztë… nuancat klasike metalike në mënyrë të përsosur shkojnë me flokun e verdhë. Biondinat në pjesë të shkëlqyeshme gjithmonë do të tërheqin më shumë vëmendje se të themi brunet. 

Image

E KALTËR KOBALT

Kjo ngjyrë e ndezur e së kaltrës ndoshta edhe nuk është sipas shijes së gjithkujt, por nëse keni flokë të verdhë me të nuk mund të gaboni. Sidomos u shkon për shtati biondinave me sy të kaltër, sepse i thekson shumë. Ja edhe një ngjyrë që është "in", e në këtë nuancë të pudrës secila biondinë do ta arsyetojë këtë trend. Nëse me këtë zgjidhni edhe ndonjë detaj të mëndafshtë apo prej sateni, në stil të brendshmeve të gjitha shikimet do të drejtohen drejt jush.

Image

ROZË "NUDE"

J a edhe një ngjyrë që është "in", e në këtë nuancë të pudrës secila biondinë do ta arsyetojë këtë trend. Nëse me këtë zgjidhni edhe ndonjë detaj të mëndafshtë apo prej sateni, në stil të brendshmeve të gjitha shikimet do të drejtohen drejt jush. 

Image