Ngjyrat dhe detajet, që do të mbizotërojnë këtë pranverë/verë

  • 20 April 2017 - 18:42
Ngjyrat dhe detajet, që do të mbizotërojnë këtë pranverë/verë

Pranvera tashmë është këtu! Përfundimisht mund të heqim qafe veshjet e rënda, kapelat, dorezat .... Sezoni pranverë/verë sjell shumë risi. Në vijim ju sjellim veshjet nga pistat e modës, për secilën shije nga pak,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

MODELET ME VIJA 

Nëse nuk pëlqeni modelet me lule, gjithsesi duhet t'i pëlqeni modelet me vija, dhe ato me lara… Tregu do të vërshohet nga detajet me vija në të gjitha nuancat dhe variantet e mundshme, vështirë t'ju përballoni.

Image
Image

NGJYRA BEZHË DHE E GJELBËR E ULLINJTË 

Për ato femra që pëlqejnë tonet e tokës dhe ato subtile, nuancat bezhë ose ngjyra e pluhurit, si dhe nuancat e ullinjta të gjelbra me gjasë do të jenë në listën dhe dëshirën e atyre që duan stilin. 

Image
Image

 

FUSTANET E BARDHA 

Absolutisht, kjo është një nga hitet më të mëdha të modës për sezonin pranverë/verë. Nga ato zyrtare deri te koktejet, deri te fustanet festive dhe pjesët përcjellëse, ngjyra e bardhë sivjet është 'must have'.

Image
Image

 

FUSTANET ME LULE

Rrezatuese, vibruese, me lara, të mbyllura, me shpinën e ekspozuar, edhe një "must have" sezonal. Besojmë se shumë femra do t'i gëzohen kësaj dhe duhet t'i nxirrni fustanet me lule nga dollapët, nga vitet paraprake.

Image
Image

 

NUANCAT ROZË

A mundet që ndonjë veshje të jetë më "girly" sesa nuancat rozë? Nëse mendoni se dukja komplete në këtë ngjyrë thjesht është tepër 'Barbi', e ju pëlqeni nuancat e tilla, kombinojini me ngjyrat e tjera neutrale.  

Image
Image

 

(Kosova Sot)