Përzierjet që heqin edhe shenjën e fundit të celulitit, për vetëm 7 ditë

  • 21 April 2017 - 08:50
Përzierjet që heqin edhe shenjën e fundit të celulitit, për vetëm 7 ditë

Këtë metodë e kanë përdorur femrat që në Tibetin antik dhe konsiderohet si një ndër metodat më efektive për heqjen e celulitit, e fshehtësia është në mjaltin që përshpejton metabolizmin dhe qarkullimin e gjakut. Vendosni pak mjaltë në majë të gishtave dhe bëni masazh hapësirave të prekura. Lëkurës i bëni në drejtim të akrepave të orës dhe mos ndani gishtat nga lëkura. Është mirë ta shtypni nga pak lëkurën, në mënyrë që ta nxitni qarkullimin e gjakut. Pas masazhit fshini lëkurën me peshqir të lagur ose e shpëlani me ujë të vakët dhe mos aplikoni asnjë lloj kremi. Pas 15 minutash gjithë mënyrën e përsërisni në pjesën tjetër ku keni celulit. Masazhi le të zgjatë për një orë dhe praktikojeni çdo të dytën ditë. Masazhin me mjaltë më së miri ta bëni në mëngjes, porsa të zgjoheni. Mund t'i hidhni edhe disa aroma të vajit aromati,transmeton gazeta Kosova Sot.

JA EDHE DISA RECETA:

- Përzieni dy lugë mjaltë me pesë pika lëng limoni dhe dy pika vaj livande dhe eukalipti. - Dy lugë mjaltë i bashkoni me nga tri pika lëng limoni dhe boronice, apo me nga dy pika lëng portokalli ose vaj të livandës. - Përzini dy lugë mjaltë me pesë pika lëng portokalli dhe limoni. Përzierjen i përgatisni pak para masazhit. Rezultatet do t'i vëreni pas shtatë ditësh.

(Kosova Sot)