Produktet e grimit që duhet t'i posedoni gjatë verës

  • 21 April 2017 - 16:35
Produktet e grimit që duhet t'i posedoni gjatë verës

Koha e ngrohtë, përpos gardërobës, na kushton që të përtërijmë prodhimet e kozmetikës dhe të përqendrohemi në grimin afatgjatë dhe cilësi më të lehtë që nuk bllokojnë poret dhe shpërndahen. Pra, kini kujdes në hidratim të mirë, mbrojte nga dielli dhe natyrisht, grimin afatgjatë dhe ngjyrat, trasmeton gazeta Kosova Sot

 

BUZËKUQI ME BAZË VAJIN

Buzëkuqit cilësor bazohen në formulë të vajit dhe në këtë sezon na vijnë në tone të ndritshme rozë dhe të kuqe. Përbërja e veçantë e tyre kujdeset për buzët dhe ju ofron hidratim të mjaftueshëm, duke lënë ngjyrë të butë në to. Këta buzëkuq me ngjyra të ndritshme janë zgjedhja e duhur për verë, sepse freskojnë dhe theksojnë buzët. 

Image

HIJET KREM PËR SY

Vera është stina e duhur për t'u argë- tuar dhe për të lozur pak me produktet e grimit, e mënyra më e mirë për këtë është t'i shtoni pak ngjyrë dhe t'i theksoni në plan të parë sytë. Hijet krem janë të thjeshta, duken mirë dhe të pasura. Pos kësaj, detyrimisht investoni në maskarën rezistente ndaj ujit.  

Image

MANIKYRI JOSHËS

Llaku në ngjyrë korale në mënyrë të përsosur përshtatet me tenin e nxirë. Femrat që kanë çehre më të ndritshme do të duhet të zgjedhin nëntoke të portokallta të llakut, derisa ato me çehre më të errët mund të marrin llak që në vete përmbajnë pigmente rozë.

Image

KREMI KOMPAKT NË NGJYRË

Zgjidhni krem me efekt mbrojtës që e hidraton lëkurën dhe fytyrës tuaj i ofron shkëlqim bronzues. Në mënyrë të hatashme do ta mbulojë fytyrën dhe të gjitha mangësitë e vogla dhe ajo që është edhe më e rëndësishmja, ju mbron nga rrezet ultravjollcë. 

Image

(Kosova Sot)