Këshilla për rritje të shpejtë të vetullave

  • 22 April 2017 - 08:42
Këshilla për rritje të shpejtë të vetullave

Pothuajse secilës femër në botë i ka ndodhur, që së paku një herë ta teprojë me ndukjen e vetullave. Atëherë shfaqen probleme, sepse vetullat nuk rriten shpejt. Por, kini durim dhe përcillni disa nga këshillat tona dhe do të keni vetulla të trasha dhe të bukura,transmeton gazeta Kosova Sot.
Lini të rriten Po, kjo është këshilla më logjike, që dini kur keni pak vetulla, por duhet t'i lini të rriten pa i ndukur. Katër deri pesë muaj as që duhet të mendoni për gërshërët. Lyeni vetullat Në mënyrë që vetullat t'ju duken më të trasha dhe të barabarta në mënyrë vizuale, me ndihmën e hijes ose lapsit për vetulla aplikojini në vendet boshe, por mbushni edhe qimet e vogla, që kanë filluar të rriten. Kështu do të arrini dukje më natyrale, që do të duket bukur. Mbuloni me balluke Nëse ju pengon dukja momentale e vetullave, mënyra më e lehtë për t'i mbuluar në tërësi është t'i fshihni prapa ballukeve. Kështu do ta përmirësoni edhe dukjen tuaj, por edhe do t'i mbuloni vetullat. Përdorni serum Ekzistojnë disa lloje të serumit, që janë krijuar për rritje të shpejtë të qimeve. Nëse përcaktoheni për përdorimin e tyre, duhet të keni durim dhe t'i lyeni vetulla çdo mbrëmje dhe mëngjes, për plot gjashtë javë.  
 

(Kosova Sot)