Përbërësit më popullorë, kur bukuria është në pyetje

  • 23 April 2017 - 08:06
Përbërësit më popullorë, kur bukuria është në pyetje

Duhet ta doni lëkurën dhe të kujdeseni më shumë për të, por kjo jo gjithmonë do të thotë të merreni me preparate të shtrenjta. Me rëndësi ta dini ku të përqendroheni, e ekspertët prezantojnë gjashtë përbërës natyralë për kujdesin e fytyrës, që janë më popullorët, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

ARGJILA

Është e hatashme për lëkurë, sepse thith yndyrën dhe nxit shkëlqimin natyral, e lëngjet për pastrimin me argjilë janë shumë efikas. Shpesh përdoret në maska, me të cilat shkëlqyeshëm largon mitesteret dhe pastron fytyrën. 

Image

SODA E BUKËS

Në mënyrë të shkëlqyeshme heq qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra, e shumë suksesshëm pastron lëkurën dhe parandalon aknet. Përziejeni me ujë ose mjaltë dhe e aplikoni në fytyrë dhe më pas e shpëlani. 

Image

VAJI I QIMNONIT TË ZI

Bëhet fjalë për vajin e qimnonit të zi, i cili përmban veti të forta kundër inflamacioneve dhe është dëshmuar se në masë të madhe forcon qelizat imune të lëkurës dhe e forcon organizmin. 

Image

KURKUMA

Kurkuma është e shkëlqyeshme për parandalimin e baktereve dhe inflamacioneve. Kurkuma i ndihmon lëkurës së ndjeshme, e për sa i përket përdorimit, më së miri do të ishte ta aplikoni drejt në lëkurë. 

Image

MJALTI

Mjalti është magjik kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve të trupit, derisa është i shkëlqyeshëm për qetësimin e inflamacioneve dhe mbron nga bakteret derisa lëkurën e bën të butë, dhe e bukur. Aplikojeni në fytyrë përmes maskave dhe pilingut. 

Image

QYMYRGURI

Është efikas në mënyrë të pabesueshme në pastrimin e poreve dhe zvogëlon madhësinë e tyre. Nëse dëshironi diçka që e detokson lëkurën tuaj, maska me qymyrgur është e duhura për ju. 

(Kosova Sot)