Aplikojeni këtë maskë në lëkurën e kokës, parandalojeni rënien e flokëve

  • 26 April 2017 - 09:11
Aplikojeni këtë maskë në lëkurën e kokës, parandalojeni rënien e flokëve

Është shumë drithëruese kur shikoni shumë qime që ju kanë rënë në dysheme. Fakti është se humbja midis 50 deri 100 qimeve në ditë është krejt normale. Por, mund të vuani nga ndonjë telashe apo gjendje tjetër dhe të humbni shumë më shumë qime të flokut brenda një dite. Nëse mendoni se flokët janë lavdia e kurorës, atëherë humbja e tyre përfundimisht mund t'ju lërë pa gjumë gjatë natës, trasmeton gazeta Kosova Sot

Është e vërtetë se ka shumë lloje të shamponëve në treg që pohojnë se e parandalojnë rënien e flokut, duke aluduar se shkaktojnë edhe trashjen e tyre. Nëse mendoni se kështu do të keni flokë më të trashë, vetëm se do të humbni kohë dhe të holla. Në vijim ju sjellim maskën, e lirë, por që ka efekt. Përbërësit: •1 vezë mesatare; •1 banane mesatare; •1 lugë mjaltë; •1/2 e gotës birrë. Procedura: 1. Të gjithë përbërësit i derdhni në blender. 2. Vazhdoni përzierjen derisa të fitoni një masë homogjene të trashë. Kjo është e tëra, e ju keni përfunduar me përgatitjen e maskës për flokë që ju trash flokun dhe parandalon humbjen e tyre. Aplikojeni maskën në lëkurën e kokës pas dushit, në mënyrë që lëkura e kokës të jetë e pastër. Kur ta aplikoni maskën, e mbuloni me kapelë dushi dhe e lini të veprojë 1-2 orë, më pas e shpëlani kokën si zakonisht. 

(Kosova Sot)