Preparatet kozmetike: natyra ka zgjidhje për gjithçka

  • 27 April 2017 - 14:47
Preparatet kozmetike: natyra ka zgjidhje për gjithçka

Studime të shumta kanë dëshmuar se kozmetika industriale është e dëmshme për shëndetin, e mjekët edhe zyrtarisht kanë bërë të ditur lidhjen e drejtpërdrejtë të deodorantit dhe kancerit në gji. Shkaku i përbërësve të rrezikshëm në kremra, shampon, losione dhe preparate të tjera, gjithnjë e më shumë njerëz po ju kthehen recetave të vjetra, trasmeton gazeta Kosova Sot

SHAMPONET

Shamponet popullore janë shumë efikas, më të lirë dhe më të shëndetshëm: Nga thekra - Një pjesë bukë thekre e futni në ujë të ngrohtë dhe e lini për 10 minuta. Masën e fituar e aplikoni në flokë dhe e lini për 5 deri 10 minuta. Më pas e shpëlani flokun. Maskën mund ta përdorni edhe pa trohat e bukës, por ashtu është më efikase. Kjo maskë nxit rritjen e flokut, shton volumin dhe dendësinë, sidomos është efikase për flokë të yndyrshëm dhe të rrallë. Me sodë të bukës - Shamponin do të fitoni nëse një lugë sodë të bukës e tretni në 1 dl ujë të vluar. Pjesën tjetër e mbushni me ujë të ftohtë dhe me këtë tretje pastroni flokët. Tretjen e aplikoni në flokun e lagur dhe bëni masazh. 

Image

FLOKË TË SHËNDETSHËM DHE ME VOLUM

Maskat për rritje të shpejtë dhe të shëndetshme të flokut me përbërës natyral, janë më efektive, sepse nuk përmbajnë konservans, që kryesisht janë të pranishëm te ato të prodhuara në mënyrë industriale. * Përzieni 1 të kuqtë e vezës, 15 ml vaj ulliri dhe 30 ml ujë dhe në tërësi do ta shëroni flokun e shkurtë. Nëse keni flokë të gjatë, përbërësi në mënyrë proporcionale i rritni. Të gjithë përbërësit në fillim i përzieni dhe i aplikoni në flokun e palarë, sidomos le të depërtojë në rrënjë. E lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani, e më pas i pastroni si zakonisht. Maskën përdoreni disa herë në muaj. * Tharmi i bukës në kombinim me mjaltë është shumë efikas në rritjen e shpejtë të flokut. Gjysmë qese tharm thatë të bukës e përzieni me 1 ose 2 lugë qumësht të vakët dhe po aq mjaltë. E lini të qëndrojë për 20 minuta. pastaj maskën e aplikoni në flokun e pastruar, të lagur, nga rrënja e deri te majat. Flokun e mbuloni me qese të plastikës, peshqirin e ngrohtë sipër dhe e lini të qëndrojë për 60 minuta. * Në mënyrë që floku të jetë më i fortë dhe më me volum, pas pastrimit e shpëlani me çaj të hithrave. 

Image

SAPUN POPULLOR

Sapunët popullorë janë gjithnjë e më të pranishëm. Nuk e thajnë lëkurën a as nuk shkaktojnë alergji. * Ju nevojitet një sapun i foshnjave, 3 lugë vaj bimësh (badem, ulliri, sipas dëshirës), 1 lugë glicerinë, 150 deri 200 ml ujë, çaj ose qumësht, disa pika vaj eterik, ngjyrë natyrale të çokollatës, kafe, kanellë ose kakao. Ngrohni ujin dhe shtypeni sapunin e foshnjave. Kur uji të vlojë, uleni në minimum, hidhni sapunin dhe përbërësit tjerë. Në fund shtoni edhe vajin eterik dhe ndonjë kornizë prej plastike për ta vendosur masën. Kornizën me masën brenda e vendosni në frigorifer, për t'u forcuar. E lini të qëndrojë së paku 2 javë, e më pas është gatshëm për ta përdorur. 

Image

DEODORANT

Në shtëpi mund të përgatisni edhe deodorantë natyral, dhe kështu të shmangni përbërësit irritues * Në një enë, përgatisni 10 gr dyllë bletësh, nga 40 gr sodë të bukës, niseshte të misrit, vaj kokosi ose gjalpë dhe 25 pika vaj eterik me aromën e preferuar. Dyllin e shkrini në avull dhe shtoni vajin e kokosit (gjalpin). Përzieni derisa të tretet, e më pas shtoni niseshtenë e misrit, sodën e bukës dhe në fund vajin eterik. I përzieni mirë, më pas e aplikoni në një ambalazh. Më pas e mbuloni dhe e mbani në frigorifer. 

Image

TË SIGURT NË DIELL

Për qëndrim të sigurt në diell përgatisni një losion që aplikohet në lëkurë dhe ka aromë të këndshme. Nga përbërësit ju nevojiten një gjysmë gotë vaj bademi ose ulliri, ¼ e vajit të kokosit dhe po aq dyllë, 2 lugë gjalpë bimor, vaj eterik sipas dëshirës, 2 lugë zink pluhur. Në një enë me fund të thellë shtoni vajin, gjalpin dhe dyllin në temperaturë të lehtë. Pastaj e hiqni nga pllaka, e lini të ftohet pak dhe shtoni pluhurin e zinkut. Përzieni derisa të fitoni një masë unike të ftohur. E aplikoni në enë plastike, e ruani në vend të ftohtë dhe të thatë dhe e përdorni pas gjashtë javësh. Por, asnjë preparat nuk do të jetë më efektiv nëse nuk e shmangni diellin e paradites. Më së miri do të ishte që këtë losion ta aplikoni, pasi që të keni marrë pak ngjyrë nga dielli pranveror. 

Image