Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për shëndetin e femrës?

  • 30 April 2017 - 08:07
Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për shëndetin e femrës?

Trupit të femrës i nevojiten vitaminat dhe mineralet që të mund të funksionojë normalisht. Ja cilët janë më të rëndësishmit, trasmeton gazeta Kosova Sot

Magnezi

Ky është mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e femrës, ndikon veçanërisht pozitivisht në shëndetin e nervave, muskujve, eshtrave dhe krejt sistemit imun. Mbron nga stresi, kurse burimet natyrore të tij janë perimet jeshile me gjethe, si: spinaqi, drithërat integrale, pemët me lëvozhga dhe farat. 

Acidi folik

Fjala është për vitaminë shumë të rëndë- sishëm që ndihmon në ndërtimin e qelizave të reja, mbron shtatzëninë dhe luan rol të rëndë- sishëm në shëndetin e zemrës dhe krejt sistemit kardiovaskular. Burime të mira natyrore të acidit folik janë: perimet me gjethe, bishtajoret, peshku i kaltër dhe disa pemë, si: avokado ose portokalli.

Biotina

Biotina, që quhet edhe vitamina B7 ose vitamina H, në organizëm është përgjegjëse për metalizimin e drejtë, veçanërisht për përpunimin e sheqerit dhe shndërrimin e tij në energji, kurse ndikon edhe në shëndetin e lëkurës. Gjendet në mishin e pulës, të peshkut, banane, kërpudha, karota, melin e birrës, në të kuqen e vezës. 

(Kosova Sot)