Kthejani flokut shkëlqimin e humbur, me recetat e dëshmuara të gjysheve tona

  • 18 May 2017 - 15:52
Kthejani flokut shkëlqimin e humbur, me recetat e dëshmuara të gjysheve tona

Natyrisht, secila femër pëlqen të ketë flokë të bukur e me shkëlqim. Shumica prej tyre kanë përdorur maska të shtrenjta, por zakonisht ka kaluar pa ndonjë efekt të tepërt. Ndoshta zgjidhja është në ndonjë vend tjetër? Kuptojeni në vazhdim se si flokut tuaj t'ia ktheni shkëlqimin e humbur në mënyrë krejt natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

VAJ ULLIRI DHE MJALTË Jo vetëm se janë të shëndetshëm, kur i përdorim për sallatë, përkatësisht për çaj, por edhe për flokun tuaj mund të bëjnë çudinë. Përzieni nga një apo dy lugë përbërës dhe do të fitoni një maskë, që flokun e bën më të shëndetshëm dhe më me shkëlqim. 

Image

MAJONEZA SI BALSAM PËR FLOKË Besoni apo jo, floku juaj nga asnjë përbërës tjetër nuk do të jetë më i butë sesa nga majoneza, i cili është përplot me proteina dhe vajra ushqyese për flokun tuaj. 

Image

MASKË NGA AVOKADO Avokado do të jetë rigjallërim i duhur për flokun e tharë dhe të dobët. E përzieni dhe e aplikoni në mënyrë të barabartë dhe e lini të veprojë për disa minuta. 

Image

"COCA-COLA" PËR SHKËLQIM TË FLOKUT Kështu, në vend se ta konsumoni, duke konsumuar sheqernat e tepërta dhe yndyrën, bëjani vetes një të mirë dhe aplikojeni në flokun tuaj, por harroni duke e shpëlarë pas kësaj. Soda nga "coca-cola" përmirëson shkëlqimin natyral të flokut. 

Image

VEZËT PËR RRITJE TË FLOKUT Vezët janë përplot me proteina, që e ushqejnë flokun dhe nxitin rritjen e tyre. Mund t'i përzieni me mjaltë dhe vaj ulliri, në mënyrë që floku të ketë një tretman mbretëror. 

(Kosova Sot)