Menyja anticelulit: Ushqimi i duhur për të hequr lëvoren e "portokallit"

  • 20 May 2017 - 08:11
Menyja anticelulit: Ushqimi i duhur për të hequr lëvoren e

Për të hequr qafe shtresat e padëshiruara të celulitit, përpos ushtrimeve fizike, duhet pasur kujdes edhe në ushqim. Ushqimin ta mbështetni në ushqime, që treten lehtë, e më së shumti konsumoni pemë dhe perime. Ushqimi kundër celulitit është shumë i këndshëm, sidomos tani kur jemi në stinën e pranverës dhe mundësia e zgjedhjes së ushqimeve është e madhe, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo është sidomos me rëndësi, sepse ky ushqim bazohet në shumë pemë dhe perime të freskëta. Lejohen t'i konsumoni vezët, por se konsumohen të përgatitura pa yndyrë. Jogurti le të jetë i zakonshëm, jo me pemë, e nga mishi në meny le të jetë mishi i peshkut, pulës dhe gjeldetit. Me rëndësi të pini midis gjashtë dhe tetë gota me ujë në ditë. Po ashtu, me rëndësi është të konsumoni pak kripë, në mënyrë që të mos shkaktoni qëndrimin e ujit në organizëm. Kufizoni edhe ushqimet nga mielli i bardhë dhe sheqeri i bardhë, e duhet të konsumoni ushqime të pasura me sasi të konsiderueshme të fibrave. 

(Kosova Sot)