Inspirohuni për verë - kostumet e larjes me ngjyrat e ylberit janë hit këtë sezon

  • 24 May 2017 - 09:05
Inspirohuni për verë - kostumet e larjes me ngjyrat e ylberit janë hit këtë sezon

Me siguri se edhe ju, sikurse dhe ne, me padurim po prisni verën, për t'u futur në kostumet e larjes dhe për t'u freskuar në det apo pishinë. Natyrisht, në mënyrë që temperaturat e verës të mos na gjejnë të papërgatitur, është me rëndësi që tani të bëni gati kostumet e larjes, të cilët janë zgjedhja e modës për sivjet. Edhe pse ndoshta koleksioni i sezonit paraprak vjen në konsideratë, ne kemi disa propozime për kostumet e larjes që do të janë trendi veror, me të cilët do të plotësoni koleksionin tuaj, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ngjyrat e ylberit në kostumin tuaj të larjes do të jetë trendi kryesor, e nëse vendosni ta përcillni, keni edhe shumë foto në tekst për t'iu përmbajtur, foto që mund t'ju inspirojnë. Mund të përcaktoheni për kostume njëpjesësh me hapje, që theksojnë figurën tuaj, freskojnë me detajet me lara, e në modë janë edhe kostumet njëpjesësh, me ngjyra të forta. Sytjenat po ashtu me ngjyra ylberi ju shkojnë për shtati femrave me gjoks më të vogël, me trup atleteje, e ngjyra është në trend. 

(Kosova Sot)