Bojëkuqi në ngjyrë dielli

  • 25 May 2017 - 08:46
Bojëkuqi në ngjyrë dielli

Në "Instagram" po mbizotëron trendi më i ri i grimit, "yellowblush". Bëhet fjalë për një ngjyrë të guximshme të bojëkuqit. Bojëkuqtë zakonisht janë përdorur me nuanca të dheut, ngjyrë të pjeshkës ose me nuanca rozë, e tani bukuroshet nga rrjetet shoqërore na e prezantojnë një dukuri krejt të re. Trendët që shfaqen në "Instagram" nuk duhet të merren tepër seriozisht, sepse në shumicën e rasteve janë dukje që do duhej të shërbejnë si inspirim, transmeton gazeta Kosova Sot

Bojëkuqi i verdhë në rastet më të shpeshta kombinohet me hije të verdhë dhe krijojnë dukjen që ngjason me Rihanna-n, e cila ishte krijuar nga Lora Arelano për "Met Gala", ku bojëkuqi i shpërndarë ishte përreth syve, në kapakë, mollëza dhe kapakët e syve. A do ta provonit edhe ju një grim si ky? Ja disa foto për t'ju inspiruar!

(Kosova Sot)