Nuancat më të bukura të buzëkuqit që duhet t’i provoni këtë pranverë

  • 26 May 2017 - 12:16
Nuancat më të bukura të buzëkuqit që duhet t’i provoni këtë pranverë

Ekziston një trend që këtë pranverë kurrsesi nuk guxoni ta anashkaloni. Këto nuanca të reja të buzëkuqit në mënyrë automatike ju dërgojnë në vende ekzotike, transmeton gazeta Kosova Sot.

Shampanjë e ndritshme

I mjaftueshëm të kalojë nuancat e lëkurës, por mjaftueshëm me shkëlqim që të përzihet me balsamin e zakonshëm për buzë.  

Rozë pudër

Për ta krijuar si duhet këtë trend, nevojitet që buzët tuaja në mënyrë maksimale të hanë të hidratuara dhe të buta. Po ashtu, nevojitet që kjo nuancë të jetë pak më e errët se ngjyra e lëkurës tuaj për efekt më të mirë.

Nuancë korale e tejdukshme

Edhe pse në shikim të parë duket tepër e fortë, ajo në fakt është e tejdukshme dhe mezi e dukshme kur aplikohet në buzë. Një shtresë mjafton për shkëlqim të shëndetshëm.

Ombre në dy nuanca

Trendi që për të parën herë është parë te Beyonce edhe më tutje është popullor, e lehtë mund të krijohet me ndihmën e buzëkuqit që ka dy nuanca njëkohësisht. Përdorni të dy nuancat dhe i përzieni në buzën e poshtme për të krijuar dukjen ombre.

Nuanca e ndritshme e fuksisë

Pa nuancat e fuksisë, pranvera nuk është e plotë, kështu që detyrimisht merrni një buzëkuq si ky, qoftë i lëngshëm apo jo.

E kuqe e portokalltë

Ndoshta në shikim të parë ju duket se kjo ngjyrë është e krijuar për netët e verës, por mund ta aplikoni edhe më herët me një formulë mat dhe me pak bronzues.

E kuqe qershi

Kjo është ngjyra e kuqe qershi, e cila kurrë nuk del nga buzët dhe teni juaj. 

(Kosova Sot)