Keni aplikuar shumë bojëkuq – si ta zgjidhni këtë problem?

  • 26 May 2017 - 16:41
Keni aplikuar shumë bojëkuq – si ta zgjidhni këtë problem?

Në brushë keni vendosur shumë bojëkuq, e keni aplikuar në fytyrë dhe kur shikoheni në pasqyrë jeni “ngjyrosur”, në vend se të dukeni të freskëta. Pa panik, zgjedhja ekziston, trasmeton gazeta Kosova Sot

 

 Mos e hiqni bojëkuqin

Për fillim, mos tentoni të hiqni produktin e tepërt, sepse fytyra juaj vetëm bëhet më rozë. Në vend të kësaj aplikoni nuancë më të ndritshme të pudrës pluhur sipër hapësirave problematike dhe me kujdes përmirësojeni gabimin. Kështu do të keni dukje të barabartë të bojëkuqit. Për të mos e përsëritur gabimin, para se ta hidhni bojëkuqin, shikojeni sasinë në brushë.

 Aplikimi i rregullt

Mbani mend, vendi me më së shumti pigmente është ai kur në fillim hidhni bojëkuqin. Prandaj, në vend të aplikimit të bojëkuqit në faqe, filloni nga linja e flokut dhe me kujdes lëvizni brushën drejt faqeve. Përsëriteni lëvizjen disa herë. Nëse edhe më tutje ka linja të dukshme, kaloni sipër tyre, për t’i zbutur dhe për ta bërë dukjen sa më natyrale.  

(Kosova Sot)