Si ta përgatisni maskën për flokë nga e kuqja e vesë dhe vaji i ullirit?

  • 27 May 2017 - 13:21
Si ta përgatisni maskën për flokë nga e kuqja e vesë dhe vaji i ullirit?

Vaji i ullirit është nga të rrallët që depërton thellë në qimen e flokëve dhe i bën ato më të forta. Kurse e kuqja e vesë është shumë e pasur me yndyra dhe proteina, të cilat flokët i bëjnë më të shkëlqyera. Paketimi shtëpiak i vajit të ullirit dhe e kuqja e vesë është receta më e popullarizuar për kujdes ndaj flokëve në kushte shtëpiake. Ky kombinim nuk është shumë i shtrenjtë, por është shumë i efektshëm dhe e bën flokun dukshëm më të fortë dhe më të bukur. Si të bëni ju vetë këtë tretman për flokë? Mos e teproni me sasinë e vajit të ullirit. Ju mjafton vetëm dy lugë ushqimi. Vajin e ullirit nxeheni (mirëpo keni kujdes që të mos bëhet shumë i nxehtë, që të mos vlojë). Shtoni të kuqin e vesë dhe përzieni me kujdes me pirun derisa të fitoni një tretësirë me ngjyrë të njëjtë. Shpërndajeni tretësirën në mënyrë të barabartë nëpër flokë dhe mbajeni së paku për dy orë. Pastaj flokët lani normalisht me shampon dhe vendosi regjenerator (shmangni maskat shumë të forta). Për të përforcuar ndikimin, flokët mbështillni me foli plastike dhe ngrohni për një kohë me tharëse flokësh. Opsioni i dytë është që mbi folinë plastike të vendosni një peshqir dhe pastaj vetë temperatura e trupit tuaj do të përmirësojë veprimin e maskës, e posaçërisht nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik derisa keni në kokë maskën (pastrim me thithëse pluhuri, fshirje të pluhurit, apo edhe fitnes në shtëpi). Kjo maskë është thjesht është më e duhura dhe njëkohësisht shumë ë popullarizuar - edhe atë pa ndonjë arsye të veçantë. Përparësia është që produkti është tërësisht natyral dhe nuk ka ndonjë konservues apo materie të dëmshme. Nëse ju pengon era e të kuqit të vesë, mund të shtoni sipas dëshirës edhe një sasi të vogël të vajit eterik.


(Kosova Sot)