Yjet e njohura si inspirim për ngjyrën e flokut këtë verë

  • 28 May 2017 - 07:42
Yjet e njohura si inspirim për ngjyrën e flokut këtë verë

Me afrimin e verës, trendët e rinj gjatë gjithë verës do të jenë në fokus. Për inspirim, kush mund t'ju shërbejë më mirë se vet yjet


NUANCAT NATYRALE "NUDE"

Këto nuanca më së miri u shkojnë atyre që kanë flokë natyrale, të verdha, ku mbizotërojnë tonet e arta. Duhet shmangur ato me ten të ftohtë dhe të bardhë. Cara Delevingne: Nuancat e ngjyrës së dheut dhe ajo efekti mat duken hatashëm Taylor Swift: Këngëtarja ka mbetur e afërt me tonet e saj natyrale, e ky shkëlqim i ngjyrës së flokut shkon me tonet e arta. Amanda Seyfried: Nëntonet bezhë shkëlqyeshëm i shkojnë tenit të ngrohtë të aktores. 

Image

 


KAFE E ERRËT 

Ngjyra e flokut kafe e errët u përshtatet të gjitha llojeve dhe nuancave të tenit. Aty ku mbizotërojnë tone të arta, le të vendosen për nuanca të qumështit me çokollatë, a tek ato që dominon nëntori i kuq, kur ngjyra e lëkurës është në pyetje, zgjedhja më e mirë ngjyra e kafesë dhe kakaos. Jourdan Dunn: Ngjyra e errët e çokollatës me shkëlqim minimal te kjo manekine jep efektin e nuancave natyrale. Kendall Jenner: Ajo nuk ndryshon kombinimin e saj fitues - ngjyrë me nuanca të kafesë. Emily Ratajkowski: Manekinia e njohur flokut të saj i ka shtuar tone të çokollatës, që shkojnë mirë me tenin e saj të ngrohtë. 

Image

 

BIONDINAT ME NGJYRË NATYRALE NË RRËNJËN E FLOKUT 

Ky është kombinim i hatashëm, sepse ju shkon të gjitha llojeve, sepse ngjyra natyrale në rrënjë të flokut gjithmonë kompleton tenin tuaj. Emma Roberts: Ka arritur dukje krejt natyrale, e kalimi nga ngjyra e saj natyrale në nuancat e verdha është e mahnitshme. Jennifer Lawrence: Po ashtu dukje krejt natyrale, që te biondinat është me rëndësi ta arrijnë, për t'u dukur si barbi. Drew Barrymore: Ngjyra natyrale e kësaj aktoreje ekuilibrohet me tonet e verdha, që mirë i shkojnë

Image

 

FLOKËKUQET 

Tonet e zjarrta të flokut u sugjerohen atyre që kanë ten të ftohtë dhe të ndritshëm, për të theksuar dukjen e tyre dhe për t'i ofruar kolorit. Emma Stone: Aktorja është shembull se si me tone të ndritshme përshtaten nuancat e kuqe, kur ngjyra është në pyetje. Isla Fisher: Ajo shumë lehtë i arrin këto nuanca, marrë parasysh se te floku i saj natyral mbizotërojnë tonet e kuqe. Amy Adams: Tonet e bakrit dhe shkëlqimi i butë i shkojnë hatashëm. 

Image

 

BALLUKET SUBTILE 

Balluket që përshtaten në ngjyrën tuaj natyrale mund të përshtaten me të gjitha llojet e tenit. Kerry Washington: Balluket çokollatë- qumësht kanë arritur dukje të butë të flokut të errët ngjyrë kafeje. Priyanka Chopra: Shikojeni se si fomra ombre e flokut me nuanca të ngrohta të ballukeve i shkon me buzëkuqin. Ky është shembull i përsosur se si ngjyra e flokut kombinohet me buzëkuqin. Joan Smalls: Balluket të vendosura në mënyrë të barabartë, flokut i ofrojnë nuanca të ngrohta dhe përshtaten mirë me ten.

Image

 

(Kosova Sot)