6 përdorimet e avokados në kozmetikë

  • 09 June 2017 - 08:18
6 përdorimet e avokados në kozmetikë

Përmbajtja e aminoacideve dhe e antioksiduesve e shndërron avokadon në një përbërës ideal për trajtime të bukurisë për flokun dhe lëkurën, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

HIDRATUES NATYRAL

Aminoacidet dhe vitaminat në avokado lehtë absorbohen përmes lëkurës së kokës. Mund ta përdorni si hidratues natyral për të rritur volumin, shkëlqimin dhe butësinë. Përbërësit: 1 avokado e shtypur; 1 lugë vaj ulliri (16 g). Si të veproni: Përzieni avokadon e shtypur dhe përzieni një lugë vaj ulliri. Kur të keni një pastë homogjene, e aplikoni në flokun e thatë duke i bërë masazh. E mbuloni kokën me një kapelë dushi dhe e lini për 20 minuta. E pastroni me shumë ujë dhe e përsërisni tri herë në javë.

Image

TRETMAN KOZMETIK KUNDËR QESKAVE TË ERRËTA NËN SY

Nutrientet në këtë fryt ndihmojnë në uljen e inflamacioneve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Përbërësit: 1/2 e avokados; 4 rriska trangulli. Si të veproni: Shtoni të dy përbërësit në blender dhe përzieni derisa të keni një krem të trashë. Aplikojeni produktin përreth syve dhe i lini për 20 minuta. Përsëriteni çdo mëngjes. 

Image

PASTRUES NATYRAL

Pastrimi i lëkurës është esencial për të prolonguar bukurinë dhe bukurinë e lëkurës. Përbërësit e avokados largojnë qelizat e vdekura dhe promovojnë hidratimin natyral. Përbërësit: 1 avokado të shtypur; 2 lugë bollgur (20 g); 1 lugë mjaltë (25 g). Si të veproni: Përzieni avoakdon dhe e shtoni në bollgur dhe mjaltë. Pasi që keni një pastë homogjene, e aplikoni në hapësirat e nevojshme duke bërë masazh qarkore. E lini për 5 minuta dhe e shpëlani. Përdoreni 2-3 herë në javë. 

Image

KREM PËR BUZË

Lëkura përreth buzëve është shumë delikate dhe me lehtësi shfaqen rrudhat. Për t'i mbajtur elastike, të reja, mos harroni ta përgatisni këtë krem nga avokado. Përbërësit: 1/2 e avokados; 1 rriskë papaja; 1 lugë vaj ulliri (5 g). Si të veproni: Nxirrni ekstraktin nga gjysma e avokados dhe e përzieni bashkë me një rrikë papajë. Aplikojeni këtë përreth buzëve dhe e lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani dhe e përsëritni dy herë në javë.

Image

TRETMAN PËR MAJAT E THYERA TË FLOKUT

Përbërësit hidratues në avokado janë të përsosur për flokun e dëmtuar me maja të ndara. Përbërësit: 1 avokado; 3 lugë vaj kokosi (45 g). Si të veproni? Përzieni avokadon dhe shtojeni në një enë bashkë me tri lugë vaj kokosi. Kur të fitoni një ashtë të trashë, aplikojeni në majat e flokut. E lini të thahet për 30 minuta, më pas e shpëlani. Përdoreni çdo tri ditë. 

(Kosova Sot)