PIJA QË JUA NXIN LËKURËN PA U DJEGUR NË DIELL

  • 18 June 2017 - 09:08
PIJA QË JUA NXIN LËKURËN PA U DJEGUR NË DIELL

Përgatiteni këtë lëng të bërë në shtëpi, pijeni çdo ditë dhe do ta keni një lëkurë të nxirë si asnjëherë më parë. Beta -karotina është përbërësi magjik, i cili ju nevojitet jo vetëm për një ten të bukur, por edhe për një imunitet të fortë. Edhe pse shpesh thuhet se betakarotina është sikur vitamina A, në fakt kemi të bëjmë me provitaminën e kësaj vitamine të vlefshme, raporton gazeta "Kosova Sot". Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me një pigment natyror, të cilin organizmi ynë e shndërron në vitaminë A. Beta-karotina i përtërinë qelizat, e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe bën që lëkura më shpejt të nxihet në diell. Nëse rregullisht konsumoni gjësende ushqimore që përmbajnë karotina, atëherë mund të rreziteni vetëm në një kohë të caktuar (para orës 10 të mëngjesit e pas orës 18 të mbrëmjes). Nuk ka dyshim se karota është burimi më i mirë i beta-karotinës, meqë nga karota ajo edhe e ka marrë emrin, por në këtë drejtim mund t'ju ndihmojnë edhe të gjitha ato pemë që kanë ngjyrë të kuqe, apo të portokalltë. Është interesant fakti që edhe perimet e gjelbra me fletë po ashtu përmbajnë shumë beta-karotinë, e cila është edhe një antioksidues i fortë, trasmeton gazeta Kosova Sot

RECETA E LËNGUT PËR NXIRJE MË TË SHPEJTË TË LËKURËS

Përbërësit: - 1 karotë; - 1 pjeshkë; - 1 rriskë kungull i freskët; - 1 mollë. Përgatitja: Vendosni të gjithë këta përbërës në aparatin për përgatitjen e lëngjeve, e sipas dëshirës mund të shtoni edhe pemë të tjera. Në fund shtoni pak limon për shkak të vitaminës C dhe pijeni këtë lëng çdo mëngjes, para kafjallit. Duhet ta pini 10 ditë para pushimeve, e edhe gjatë pushimeve duhet të hani karota. Por, mos harroni ta lyeni lëkurën me krem mbrojtës, kundër rrezeve të diellit. 

(Kosova Sot)