Rruajuni me këtë krem natyror, pa përdorur substanca kimike

  • 20 June 2017 - 18:39
Rruajuni me këtë krem natyror, pa përdorur substanca kimike

A jeni në kërkim të një kremi natyror të rrojës, pa përbërës të dëmshëm kimikë? Mos kërkoni më, se e gjetët!  

Heqja e qimeve të padëshirueshme nga trupi, është njëra ndër praktikat më të shpeshta të kujdesit ndaj vetvetes. Për këtë shkak, jo vetëm femrat, por edhe shumë meshkuj janë në kërkim të një preparati për heqjen e qimeve, pa e dëmtuar lëkurën. Industria kozmetike ka dalë me shumë preparate, por disa prej përbërësve të këtyre preparateve mund të jenë të dëmshëm për lëkurë dhe për organizëm. Për fat, ekzistojnë edhe preparate natyrore me përbërës më të butë, të cilët japin rezultate të ngjashme, pa sjellë ndonjë rrezik.

Image

 

RECETA NATYRORE PËR HEQJEN E QIMEVE TË PADËSHIRUARA NGA TRUPI

Falë vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve, preparati natyror për rroje, përpos që i largon qimet, e furnizon lëkurën me shumë përbërës ushqyes. Ajo që ka rëndësi, është se ky krem nuk përmban përbërës të dëmshëm. Është shumë lehtë ta përgatisni këtë krem natyror të rrojës. Ai nuk do asnjë përbërës, që është vështirë të gjendet, apo që është i shtrenjtë. Në fund do ta keni një produkt lubrifikues, i cili do t'ju ndihmojë në heqjen e qimeve, pa e tharë apo irrituar lëkurën.

PËRBËRËSIT - 4 lugë gjelle me gjalpë kikirikësh (50 g) - 1/4 të kupës me vaj ulliri (50 g) - 1/4 e kupës me mjaltë (84 g) - 1 lugë gjelle sodë buke (10 g) - 1/4 e një sapuni natyror - 1 kapsulë e vitaminës E - 1 lugë gjelle argjilë të bardhë (10 g)

MJETE - Një kavanoz që mbyllet mirë - Një lugë druri

PËRGATITJA - Së pari vendoseni gjalpin e kikirikëve në një enë të qëndrueshme ndaj zjarrit dhe shkrijeni atë. - Pasi që ta shkrini, shtojeni vajin e ullirit dhe një të katërtën e kupës me mjaltë. - Përzieni mirë me lugë të drunjtë. - Shtojeni pastaj sodën e bukës, sapunin dhe kapsulën e vitaminës E.

Image

- Vazhdoni me përzierje dhe mos e rritni tepër temperaturën edhe nja 2 - 3 minuta. - Largojeni nga zjarri, shtoni një lugë argjilë të bardhë dhe përzieni, derisa argjila të përzihet në tërësi me përbërësit e tjerë. - Nëse dëshironi, lëreni të qëndrojë paksa dhe më pas futeni në mikser, që të bëhet më kremoz dhe ta fitojë një strukturë më kompakte. - Qiteni preparatin në kavanoz që mbyllet mirë dhe lëreni që të qëndrojë në vend të ftohtë.

PËRDORIMI - Para se ta përdorni këtë produkt, përkujdesuni që t'i lani pjesët, të cilat do t'i rruani. - Më pas, merreni një sasi të konsiderueshme të kremit dhe përhapeni mbi qime. - Rruajuni si rëndom. - Në fund shpëlajeni atë vend me ujë të vakët dhe pjesën e mbetur të preparatit kthejeni përsëri në një vend të ftohtë, dhe të thatë.

Image

MOS HARRONI! - Ky krem i rrojës mund të qëndrojë deri në dy muaj, nëse ruhet sipas udhëzimeve. - Për t'i evituar reagimet e padëshirueshme, apo edhe lëndimet, ju këshillojmë që t'i ndërroni zhiletët herë pas here. - Zhiletët me tre apo katër brisqe janë ideale, meqë japin rezultate më të mira. - Me qëllim të mbrojtjes së lëkurës suaj, përdoreni ndonjë krem hidratues pas rrojës. 

Image

 

(Kosova Sot)