Lyeni buzët dhe sytë me ngjyrë bakri

  • 21 June 2017 - 08:33
Lyeni buzët dhe sytë me ngjyrë bakri

Koha më e mirë për grim përfundimisht është vera. Mjafton grim minimal dhe pak nxirje për t'u dukur fantastike. Grimerët janë pajtuar që këtë verë në sy dhe buzë do të dominojë ngjyra e bakrit. Kjo ngjyrë është e lehtë, moderne, e shkëlqyeshme, prapë natyrale dhe nuk gaboni nëse e aplikoni në kapakët e syve dhe e kombinoni me veshjen. Buzët e bakrit kanë mahnitur shumë vajza, e grimerët për fatin e tyre, kanë dëshmuar se është këtë verë do të jetë hit. Ngjyra e bakrit në buzë dhe kapakë është e preferuar midis shumë vajzave, sepse në mënyrë natyrale thekson krejt atë që dëshirohet. Është ngjyra më e dashur për shumicën që i takon secilit ten, vetëm duhet gjetur përgjigjen - nuancën e duhur. Vajzat që kanë ten më të errët duhet të zgjedhin nuancën që më shumë tërheq në të portokalltë ose të kuqe, e atyre me ten më të ndritshëm, ju përshtaten nuancat më të ndritshme, më diskrete. Shumica e pëlqejnë pasi mund ta aplikojnë në të gjitha rastet, e pjesa tjetër e grimit mund t'i përshtatet stilit. Hijet prej bakrit japin dukje të veçantë syve e mjafton vetëm pak maskarë, e buzët mund të theksohen me nuancën e ngjashme për rastet e ditës apo ndonjë që bie në sy, e kuqe apo korale. Grimerët preferojnë dukjen "peachy make-up ", që përfshin nuancat natyrale të bakrit në krejt fytyrën, nga sytë, përmes faqeve e deri te buzët, sepse duket freskët. Pos kësaj, do të fitoni edhe shkëlqim të hatashëm, nga i cili të gjithë do të "ngjiten" për ju.

(Kosova Sot)