Nëse dëshironi të dukeni më tërheqëse, duhet ditur si ta ndani flokun

  • 22 June 2017 - 08:40
Nëse dëshironi të dukeni më tërheqëse, duhet ditur si ta ndani flokun

NËSE KENI FYTYRË OVALE

Konsiderohuni fatlume, sepse femrave me formë të tillë të fytyrës u shkon secila ndarje, por ekspertët sugjerojnë atë në mes. Nësey ëshironi ta zgjatni fytyrën, shkurtoni balluket deri te mollëzat

NËSE KENI FYTYRË TË ZGJATUR 

Për femrat me formë të tillë të fytyrës më e mira është ndarja nga anash dhe floku të jetë sa më me volum. 

NËSE KENI FYTYRË TË RRUMBULLAKËT 

Ndarja në mes jep iluzionin e gjatësisë dhe simetrisë, e kështu do të hiqni edhe disa kilogramë nga fytyra. Pos kësaj, stilistët sugjerojnë që femrat me një formë të tillë të fytyrës sa më shpesh të mbajnë flokun rrafshët, sepse kaçurrelet ofrojnë fytyrën e gjerë. 

NËSE KENI FYTYRË NË FORMË TË ZEMRËS 

Nëse keni flokë të gjatë, zgjidhni ndarjen në mes. Nëse keni flokë të shkurtër, ndajeni nga anash, në mënyrë vizuale të fytyra juaj të zgjerohet. 

(Kosova Sot)