Duke bërë presion në pika të caktuara në hundë - suksesi dhe pasuria sigurt vijnë

  • 24 June 2017 - 13:17
Duke bërë presion në pika të caktuara në hundë - suksesi dhe pasuria sigurt vijnë

Akupunkturologu nga Australia, Dr. Carlton Smith, thekson se ekzistojnë lidhje midis pikave në hundë dhe pasurisë.

Dr. Smith thekson se me presionin në pikat e duhura në hundë - suksesi dhe pasuria me siguri vijnë, sepse ato pika të veçanta kanë aftësinë e tërheqjes së të hollave si magnet. Si funksionon kjo teori? Duke bërë presion në pikat e duhura ndryshon rrjedha e rrymave elektrike përmes sistemit nervor dhe hapet hapësira për tërheqjen e pasurisë. Të hollat vijnë atëherë kur mësoni t'i pranoni. Dr. Smith ka bërë një hulumtim gjashtëmujor me 347 vullnetarë, trasmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

. Më pas ndodhi mrekullia: 91 për qind e tyre pas 18 javësh kanë thënë se gjendja financiare ju ishte përmirësuar. Aplikimi i metodës së Dr. Smith Gjeni për vete disa minuta çdo mëngjes dhe mbrëmje. Jini vetë dhe rehatohuni. Çdo javë, çdo mëngjes dhe mbrëmje, me gisht bëni presion 10 sekonda vetëm një pikë nga fotografia e poshtme. Javën e parë filloni me pikën e parë. Javën tjetër në mëngjes dhe mbrëmje, shtypni për 10 sekonda pikën numër 2. Procesin e përsëritni deri në javën e shtatë dhe pikën e shtatë. Tabela e Dr. Smith për pikat përgjegjëse të akupunkturës së hundës 1. Për përparim në punë Mendojeni veten në funksion të ri, me përgjegjësi të reja. Natyrisht, edhe me pagë shumë më të mirë.

Image

 

2. Për trashëgimi I thoni vetes sa shumë e doni familjen dhe miqtë tuaj dhe sa shumë ata ju duan dhe dëshirojnë t'ju shpërblejnë me të holla, patundshmëri …

3. Për kthimin e taksave Mendoni në atë se sa punëtor i mirë dhe i përgjegjshëm jeni, i cili punon punë të vështira dhe i cili ka merituar kthim të mirë të taksave.

4. Për të fituar në lojërat e fatit Luani lojëra të fatit (pa investuar shumë dhe pa rrezikuar shumë) dhe mendojeni veten me një shpërblim të madh.

Image

 

5. Për dhuratë financiare, donacion, investim në juve… Mendojeni veten si person me vlerë, që meriton të fitojë shpërblim në të holla apo investim në talentin e vet, sukses dhe ide. 6. Për fitim në bursë, investime, fonde ... Nëse nuk e keni bërë deri më tani, investoni në bursë, fonde dhe mendoni se si po fitoni një shumë të madhe të hollash përmes atyre investimeve. 7. Për rritje të pagës Mendoni në rritjen e të ardhurave ose pagës, që sigurisht se e keni merituar

(Kosova Sot)