Shmangni këta dy përbërës në krem, shkaktojnë rrudha

  • 26 June 2017 - 19:35
Shmangni këta dy përbërës në krem, shkaktojnë rrudha

Lëkura përreth syve tuaj është e hollë dhe delikate. Edhe pse vënia e kremit për sy është e domosdoshme, nëse këtë nuk e bëni si duhet -bëni më shumë dëm se dobi. Për të nxjerrë maksimumin nga kremi i syve, duhet t'u përmbaheni këtyre rregullave:, transmeton gazeta Kosova Sot

Aplikoni krem vetëm në ashtin përreth syve

Me duar të pastra, butë i bëni presion lëkurës nën sy derisa t'i gjeni eshtrat në majën e faqeve. Kjo është hapësira për ku është kremi i caktuar.

Mos aplikoni kremin tepër afër qerpikëve

Sa herë që mbyllni e hapni sytë, qerpikët tuaj do të marrin një sasi mikroskopike të kremit, që më pas depërton në sy. Gjithçka që depërton në sy, shkakton irritimin e tyre. Përdorni vetëm pak krem Kremi i lyer sipër kapakëve mund të përfundojë në sy, sepse nuk ka ku tjetër të shkojë. Kur të mërziteni, lotët heqin kremin, kur të fshini sytë, kur t'i prekni me dorë. Përkujdesuni që hapësirën rreth syve ta lini të pastër dhe kremin ta aplikoni vetëm në eshtrat nën sy.

Shmangni përbërësit me vaj

Kur të zgjidhni kremin për sy, duhet të shmangni këta dy përbërës - vajin mineral dhe "petrolatum". Këto vajra e dëmtojnë lëkurën e hollë, dhe kështu ndikon në shfaqjen e shpejtë të rrudhave. 

(Kosova Sot)