Kremi me katër përbërës, i bërë në shtëpi, hit në mesin e femrave

  • 27 June 2017 - 08:45
Kremi me katër përbërës, i bërë në shtëpi, hit në mesin e femrave

Kremi për fytyrë, i bërë në shtëpi, bazohet te përbërësit natyrorë, prandaj është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, trasmeton gazeta Kosova Sot 

Kohëve të fundit flitet për një krem natyror, që bëhet në shtëpi, i cili ofron rezultate fantastike, sikur që është hidratimi, zvogëlimi i rrudhave dhe ngadalësimi i plakjes së lëkurës. Kremi përgatitet në shtëpi, e ajo që duhet të theksojmë është se përbërësit e tij janë tërësisht natyrorë dhe të sigurt, kështu që kremi në fjalë është i sigurt dhe efikas te të gjithë tipat e lëkurës. Rezultatet shihen menjëherë, pas shtatë ditësh të aplikimit.

Përbërësit: 1 lugë vaj bajamesh, apo ulliri, 1 të kuq të vezës, 1 lugë e vogël mjaltë dhe 2 lugë të vogla vazelinë. Përgatitja: Shkrijeni vazelinën me anë të avullit të ujit. Pas disa minutash shtoni gradualisht përbërësit e tjerë dhe gjatë tërë kohës përzieni, derisa të krijohet masa homogjene. Masën e përgatitur qiteni në kutinë e ndonjë kremi të vjetër. Përdorimi: Kremin e përgatitur aplikojeni në lëkurë me lëvizje të lehta, masazhi. Pas 30 minutash largojeni kremin me një shami të lagët. Vërejtje: Nevojitet më shumë se një orë që kremi të thithet nga lëkura, prandaj vendoseni atë të paktën dy orë para se të bini në gjumë. Kremin ruajeni në frigorifer. 

(Kosova Sot)