Provoni këto tri receta kundër rrudhave

  • 28 June 2017 - 09:03
Provoni këto tri receta kundër rrudhave

Ju sjellim tri receta, që mund t'i ndihmojnë lëkurës së dëmtuar kthimin e lagështisë dhe shkëlqimit, duke pakësuar edhe rrudhat njëkohësisht, trasmeton gazeta Kosova Sot

MASKË ME BANANE

Bananet janë të pasura me vitamina A, B dhe E, zink, hekur, magnez dhe kalium. Me pirun e shtypni një banane, shtoni një lugë mjaltë dhe një lugë vaj ulliri. I përzieni dhe vendosni në fytyrë, e lini 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

MASKË ME KURKUMË

Përgatitni një pastë nga një lugë kurkumë dhe pak ujë - përbërësit i përzieni mirë dhe i aplikoni në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta dhe shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME JOGURT DHE DREDHËZA

Përzieni pak jogurt me dredhëzat e imtësuara në një pastë, dhe e aplikoni në fytyrën e pastruar. Maskën e mbani për 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

(Kosova Sot)