Ushtrimet që formësojnë këmbët dhe vithet

  • 14 July 2017 - 15:11
Ushtrimet që formësojnë këmbët dhe vithet

A jeni duke kërkuar ushtrimet të këmbëve dhe të kofshëve, në mënyrë që t’i formësoni këmbët tuaja? A keni dëshirë që të vishni pantallona të shkurtra gjatë këtij sezoni të nxehtë, mirëpo forma e këmbëve dhe vitheve nuk jua lejon një gjë të tillë? Nëse po, ndiqni këshillat e mëposhtme për të nxjerrë rezultatet më të mira nga palestra, duke ndjekur ushtrimet që ju nevojiten për formësim të këmbëve dhe vitheve  

1. Përkuljet nga lart-poshtë

Përkuljet nga lart-poshtë janë ushtrimet më të mira të cilat duhet bërë nga të gjitha femrat anembanë. Nëse jeni duke kërkuar formën e përkryer të këmbëve dhe vitheve atëherë bëni 3 sete me nga 18 përkulje të tilla, të paktën tri herë në javë.

Image

2. Qëndrimi përkulur

Qëndrimi përkulur është një ushtrim që duhet bërë çdo ditë, mirëpo e mira është që ky ushtrim është shumë i lehtë dhe mund të bëhet derisa ju jeni duke pastruar dhëmbët në mëngjes. Pra, nuk ju nevojiten më shumë se dy minuta.

Image

3. Përkuljet me kërcim

Përkuljet me kërcim janë ushtrime që nuk duhet anashkaluar nëse vuani që nuk keni këmbë dhe vithe më të formësuara. Është aq lehtë t’i bëni këto ushtrime, sa që është e pamundur që të gjeni ndonjë arsyetim.

Image

4. Ngritja vertikale e këmbëve

Teksa jeni duke shikuar emisionin tuaj të preferuar në televizor, shtrihuni në shpinë dhe ngritni këmbët nga poshtë-lart, pasi që ky ushtrim fokusohet shumë në këmbët dhe vithet tuaja. Efekti i këtij ushtrimi është edhe më i madh nëse kombinohet me ushtrime kardiovaskulare.

Image

5. Ngritja e gjunjëve

E fundit për nga radha, mirëpo jo edhe për nga rëndësia, është ngritja e gjunjëve. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë brenda 20 minutave dhe pasi të keni ushtruar për 2 minuta, pushoni për pesë minuta të tjerë para se të filloni përsëri. 

Image

(Kosova Sot)