Si t’i zvogëlojmë striat për vetëm gjashtë javë?

  • 17 July 2017 - 08:34
Si t’i zvogëlojmë striat për vetëm gjashtë javë?

Striat janë çarje jo të hijshme të lëkurës, të cilat hasen thuajse te çdo femër. Edhe pse është thuajse e pamundur që të hiqen tërësisht, ekzistojnë mënyra për t’i bërë ato thuajse të padukshme.

Nëse u përmbaheni këshillave vijuese, rezultatet do të jenë evidente pas vetëm gjashtë javësh.

Masazhi me vaj

– Hapësirën e lëkurës ku janë paraqitur striat lyejeni me vaj ulliri, të bajameve, apo të kokosë.

– Me anë të shuplakave, apo majave të gishtave bëni masazh në atë pjesë për rreth 5 minuta.

– Këtë procedurë përsëriteni çdo ditë para se të bini në gjumë.

Pilingu

– Lageni lëkurën dhe, gjatë bërjes së dushit, vendoseni përzierjen e vajit të ullirit, bajameve, apo kokosë, me kripë të trashë, apo me sheqer.

– Me shuplaka fërkojeni lëkurën me qëllim të largimit të qelizave të vdekura dhe të formimit të qelizave të reja.

Këtë procedurë duhet ta përsëritni të paktën dy herë në javë.

Xhelatina e aloe verës

Kjo bimë magjike ka fuqi të shërimit të lëkurës, prandaj përdoret te djegiet dhe irritimet e lëkurës.

– Xhelatina e aloe verës vendoset në hapësirën e prekur nga striat.

– Xhelatina fërkohet në lëkurë dhe lihet që të thithet.

– Përsëriteni këtë procedurë çdo herë, pas dushit.

Këshillë:

– Sa herë që t’ju jepet rasti, ecni, apo zgjidheni një formë të ushtrimeve trupore që ju përshtatet më së shumti. Ushtrimet e përmirësojnë qarkullimin e gjakut, me çka lëkura bëhet më elastike dhe përtërihet më shpejt.

(Kosova Sot)