Receta natyrale që largon qimet nga fytyra

  • 17 July 2017 - 15:08
Receta natyrale që largon qimet nga fytyra

Një nga problemet, me të cilat femrat luftojnë për të pasur një fytyrë të bukur dhe për lakmi, gjithsesi se janë qimet e tmerrshme që shfaqen në fytyrë. Keni përdorur preparate të ndryshme në luftë për lëkurë të bukur, por qimet janë aty. Ne ju sjellim recetën me ndihmën e së cilës me lehtësi do të hiqni qafe qimet e pakëndshme.

Përbërësit:

-2 lugë mjaltë,

-2 lugë lëng limoni,

-2 lugë qull.

Përgatitja:

Përbërësit i përzini dhe i vendosni në fytyrë, të cilën paraprakisht e keni pastruar prej grimit. E lini të veprojë për nja 15 minuta dhe e shpëlani më pas me ujë të vakët. Përsëriteni këtë mënyrë për dy apo tri herë në javë. Nëse keni durim, për një muaj, përmes kësaj maske, do të keni një fytyrë të pastruar prej qimeve. (Kosova Sot)