Kjo është ajo që dikton trendët: 5 leksione fenomenale për stilin, mësuar nga Jennifer Lopez

  • 22 July 2017 - 19:49
Kjo është ajo që dikton trendët: 5 leksione fenomenale për stilin, mësuar nga Jennifer Lopez

Një nga femrat më të njohura në planet, burim i inspirimit për modën, këngëtarja latine dhe aktorja Jennifer Lopez përfundimisht na mëson shumë gjëra. Pothuajse secili kombinim i veshjes së saj është sinonim për stil, e ne dallojmë pesë gjëra, trasmeton gazeta Kosova Sot

VISHEMI SI LIDERE

JelLo zakonisht vishet me thënien e vjetër nga Hollivudi " Vishu për punën që e do, jo për punën që punon". Rob Zangardi, që kujdeset për stilin e saj, thotë se përfundimisht kishte dashure të arrijë dukjen e shefes me këtë fustan me ngjyrë mandarinë dhe e ka vendosur në këpucët e "Jimmy Co" 

Image

 

ZGJIDHNI NGJYRAT, QË SHOKOJNË

Këngëtarja dhe aktorja e famshme disa herë ka treguar se nuk ka frikë që të eksperimentojë me ngjyrat, kështu që njëherë ishte veshur e tëra në të verdha. Ajo, siç zbulon stilisti i saj, zgjon kureshtjen e ngjyrave të ndezura, sepse i përshtaten me tenin e saj. 

Image

SA MË SHUMË XHINGLA - MË MIRË!

Pa marrë parasysh se sa shokuese diçka duket, në JelLo secila veshje duket se vlen miliona dollarë (nejse, deri diku edhe vlen aq)! Fshehtësia është në vetëbesim me të cilin i vesh. 

Image

KUR BËHET FJALË PËR PALLTO/ MANTEL, MOS KURSENI

Secila foto e saj na shtyn të mendojmë: Dua të dukem kështu këtë sezon, apo jo? Fshehtësia është se gjithmonë keni pallto të bukur dhe do të dukeni në mënyrë fenomenale, pa marrë parasysh se çfarë fshihet nën të. 

Image

LIRISHT BINI NË DASHURI ME KOMBINEZONE

Këto pjesë janë hit absolut tash e dy vite, e askush nuk i vesh si JelLo. Por, natyrisht, duhet falënderuar edhe instruktorin e fitnesit që i ndihmon në të 47-at të duket kështu, si një vajzë e re. Kombinezonet, sidomos ata të ngjitur për trup, theksojnë të gjitha atributet dhe bëjnë të dukeni sfiduese, por e fort.

Image