Shmangini shenjat e plakjes në pjesët e trupit ku më së pari shfaqen

  • 24 July 2017 - 08:06
Shmangini shenjat e plakjes në pjesët e trupit ku më së pari shfaqen

Sot ekzistojnë shumë tretmanë kundër plakjes dhe fshehtësi që ndihmojnë, por shumë femra gabojnë duke u përqendruar vetëm në fytyrë

DEKOLTE

Lëkura në gjoks plaket shumë më shpejtë sesa në pjesët e tjera të trupit, e nëse dëshironi që dekolteja t'ju tradhtojë me vitet, ta trajtoni njëjtë sikurse fytyrën. Për shembull, kur aplikoni krem kundër plakjes në fytyrë, aplikojeni edhe pak më poshtë, në gjoks dhe ruani dukjen e re.

SYTË

Lëkura përreth syve është më e ndjeshmja dhe i nevojitet kujdes shtesë. Që në të njëzetat e hershme duhet të përdorni krem në hapësirat përreth syve. Po ashtu, të kujdeseni që ndaj tyre të mos jeni shumë të ashpër kur aplikoni grimin, sepse kështu e bëni edhe më të theksuar dhe më të prirë ndaj rrudhave, transmeton gazeta Kosova Sot. 

BËRRYLAT DHE GJUNJËT

Pos se me kalimin e viteve thahen më shumë, lëkura në gjunjë dhe bërryla bëhet gjithnjë dhe duket më e varur. Mënyra e vetme për të ruajtur lëkurën në ato pjesë janë ushtrimet. Dy deri tre herë në javë forcojnë eshtrat dhe muskujt që lëkurën e mbajnë më të shtrënguar.

DUART

Për rëndësinë e pastrimit të duarve na mësojnë që nga fëmijëria, por me rëndësi është t'i pastroni në detaje para se ta pastroni fytyrën. Mbani mend se sapuni i zakonshëm i thanë duart, do të ishte mirë të përdorni pas pastrimit krem hidratues për duar.

FLOKËT

Floku i thinjur është problem që shumë ballafaqohen njerëzit që në të njëzetat, derisa në të tridhjetat nuk e shmangin dot. Nëse juve ju pengon kjo, zgjidhja e vetme është ngjyrosja, e me këtë rast mbani në mend se flokut të tillë i nevojitet kujdes i shtuar.  


 

(Kosova Sot)